Lajme

Glauk Konjufca i tronditur: Nuk ka fjalë që përshkruan mllefin dhe dhimbjen

Autori: Ermirë Berisha 21:22 | 30 November 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar për vrasjen e 35 vjeçares shtatzëne e cila dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, shkruan Gazeta inFokus.

Konjufca përmes një postimi në Facebook, është shprehur i tronditur duke shprehur dhimbjen për viktimën dhe familjarët e saj.

“Sonte u troditëm nga vrasja makabre e gruas 35 vjeçare, në oborrin e QKUK-së, që rezulton se ishte shtatzënë në ditët e fundit të pritjes për ta sjellë në jetë fëmijën e saj. Edhe një vrasje e një gruaje nga burri i saj brenda pak ditësh pasi një tjetër grua u vra me sëpatë nga burri i saj në shtëpinë e saj.Në momente të tilla, nuk ka fjalë që përshkruan mllefin dhe dhimbjen që secilin prej nesh ndien. Ngjarje si këto në javën e fundit, pikërisht në kohën kur po shënohet fushata globale kundër dhunës me bazë gjinore, tregon domosdoshmërinë për përkushtim dhe reagim institucional e shoqëror. Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm në këtë betejë. Iu bej thirrje institucioneve të rendit të bejnë çmos që ta kapin vrasësin. Kurse institucioneve të drejtësisë që t’ia japin dënimin e merituar. Bashkëndiej me familjen, të afërmit dhe miqtë e viktimës dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Konjufca./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera