Lajme

Glauk Konjufca bën homazhe tek varri i Adem Demaçit

Autori: Ermirë Berisha 18:41 | 26 July 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe tek varri i Adem Demaçit, shkruan Gazeta inFokus.

Përmes një komunikate për media thuhet se Konjufca, ka vendosur lule mbi varrin ku kujtoi veprimtarinë e tij.

“Kryetari Glauk Konjufca bëri homazhe te varri i Adem Demaçit

-Advertisement-

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Ilir Kërçeli, sot, në përvjetorin e katërt të ndarjes nga jeta, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i veprimtarit dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.

Adem Demaçi shquhet si njëri ndër luftëtarët e paepur të kauzës kombëtare dhe njëherësh frymëzues i shumë gjeneratave në përpjekjet për të drejta, liri dhe pavarësi.

Për veprimtarinë dhe qëndresën e tij, u nderua me disa çmime kombëtare e ndërkombëtare, përfshirë Çmimin “Sakharov” nga Parlamenti Evropian”, thuhet në komunikatë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera