Sport

Gjyqtari nga Kosova delegohet për të drejtuar ndeshjen e madhe të Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 05 December 2021

Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj është deleguar nga UEFA në një nga ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Zogaj do të jetë gjyqtar anësor në ndeshjen ndërmjet Leipzigut dhe Manchester Cityt në mesjavë.

Gjyqtari kryesor i këtij dueli do të jetë Sandro Scharer, i cili do të ndihmohet nga Stephane De Almedia dhe Bekim Zogaj, teksa në var do të jenë Fedayi San dhe Lionel Tschudi.

-Advertisement-

Kjo ndeshje luhet të martën nga ora 18:45, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera