Sport

Gjyqtari më i mirë në histori të futbollit i kthehet referimi

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 18 April 2018

Pierluigi Collina, i konsideruar si gjyqtari më i mirë i historisë së futbollit, do të rikthehet në fushë për të gjykuar një ndeshje në moshën 58-vjeçare.

Bëhet fjalë për një ndeshje miqësore futbolli mes UEFA-s dhe Kombeve të Bashkuara. Në fushë do të zbresin për të luajtur edhe mjaft yje të futbollit botëror, tashmë të tërhequr nga sporti.

Njëra skuadër është e përbërë nga “Ronaldinho and Friends”, që drejtohet nga trajneri Carlo Ancelotti, ndërsa ekipi tjetër që drejtohet nga trajneri Didier Deschamps është “Figo and Friends” dhe në përbërje të tyre janë edhe mjaft ish-futbollistë të njohur, yje të futbollit tashmë të tërhequr nga sporti.

-Advertisement-

Kjo është quajtur si “Ndeshja e Solidaritetit” dhe do të shërbejë për të promovuar paqen në botë. Të ardhurat që do të mblidhen nga ky takim do të shkojnë për shoqatën UEFA Foundation for Children, për të zbatuar projekte humanitare për zhvillimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ndeshja do të luhet më datën 21 prill në Gjenevë të Zvicrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera