Sport

Gjyqtari i finales Real Madrid-Liverpool, më i keqi në vitin 2010

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 08 May 2018

UEFA  ka njoftuar mediat dhe dy ekipet finaliste të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, se gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në finalen e 26 majit në Kiev do të jetë serbi Milorad Mazic.

Milorad Mazic tashmë ka ndarë drejtësinë në 3 ndeshje të Realit në të kaluarën: fitoren 3-2 ndaj Sevillas në Superkupën e Evropës në vitin 2016, fitoren 1-0 ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve në sezonin 2014/15 dhe barazimin 0-0, poashtu në Ligën e Kampionëve ndaj Atleticos në sezonin 2014/15.

LEXO EDHE: Juventus-Morata, ky është lajmi i fundit

-Advertisement-

Por një statistikë mjaftë interesante për këtë gjyqtar është se ai në vitin 2010 ishte zgjedhur gjyqtari më i dobët i kampionatit botëror që u mbaj në Afrikën e Jugut.

110.363 njerëz kishin votuar për gjyqtarin më të dobët të Kupës së Botës, ndërsa 87.362 prej këtyre votave kishin qenë për Mazic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera