Lajme

Gjykimi për masakrën e Izbicës, dëshmitari thotë se i kishte parë trupa të masakruar

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 18 January 2023

Gjatë dhënies së dëshmisë së tij para trupit gjykues dëshmitari, Islam Dani deklaroi se kur kanë zbritur nga mali së bashku me shokët e tij Fadilin dhe Bexhetin i kanë parë viktimat në tri grupe të masakruara me organet e që i kishin jashtë trupit.

“Një person e kam pa që ka qenë nga fshati Vojnik që krytë e ka pas të copëtuar e kum njoft babagjyshin e Fadilit 92 vjet u kan me emrin Jetullah e djali i vet Tafili e di se ja ka kap zemrën dhe mushkërit edhe ka kthy brenda në trup i cili ka qene tërësisht i masakruar”, tha Dani.

Gjatë dhënies së deklaratës së tij dëshmitari Dani tha se në një largësi prej 30 ose 35 metrash e ka vërejtur të akuzuarin Muhamet Alidemaj, duke thënë se është 2 milionë përqind i sigurt se ishte i akuzuari Alidemaj, raporton “ Betimi për Drejtësi”.

-Advertisement-

Dëshmitari Dani tha se i akuzuari Alidemaj ishte së bashku me një grup paramilitarësh serb të veshur me rroba të paramilitarëve dhe si grup ishin në një pjesë të malit duke zbritur teposhtë për në fshatin Izbicë.

Në këtë grup përpos të akuzuarit Alidemaj sipas dëshmitarit Dani, ishin edhe Stanoja Shkeriq, Ranko Shkerkiq, Milenk Miletiqi, Millovan Miletiq edhe ka qenë Rade Tomiq dhe disa të tjerë që si ka njohur e që të gjithë ishin me armën e llojit kallashnikov.

“Gjuajtjet me tanke dhe bombardimet kanë filluar nga ora 5 e mëngjesit dhe kan zgjatur mjaftë shumë kur më pastaj pas mjeteve ushtarake në ora 8 e mëngjesit përafërsisht kan hyrë edhe komsoria”, ka thënë dëshmitari Dani.

Sipas tij, me të zbritur poshtë fshatit Izbic forcat paramilitare serbe me mjete ushtarake dhe me këmbësori kanë filluar të dëgjojnë britmat e familjareve dhe krismat e pushkatimeve.

Sipas dëshmitarit Dani, pasi që ka përfunduar operacioni i ushtrisë paramilitare serbe kanë zbritur poshtë prej malit më shokët e tij Fadilin dhe Bexhetin dhe qysh atë natë edhe ka filluar varrosja e kufomave që janë identifikuar nga vetë familjarët.

Dëshmitari Dani shtoi se para vitit 1998-99 i akuzuari Alidemaj kishte punuar në një fabrikë derrash si dhe në Trepçë por jo me emrin e vet, por sipas tij, me një emër tjetër ose me emrin Dragan ose Miodragan Shkerrkiq.

Tutje dëshmitari Dani deklaroi se vet e ka paraqitur të akuzuarin Alidemaj lidhur me pjesëmarrje e tij në masakrën e Izbicës dhe këtë e kishte bërë fillimisht pas luftë pranë KFOR-it dhe pastaj edhe në Policin e Kosovës në vitin 2021.

Në pyetjen e mbrojtësit të akuzuarit Alidemaj, avokatit Dean Vasiq, se a ka qene edhe dikush tjetër atë natë kur kanë qëndruar në fshatin Izbicë, dëshmitari Dani deklaroi se nuk e di sigurt mirëpo ndoshta dhe 20 pjesëtarë të UÇK-së.

Gjatë deklarimit të tij dëshmitari Dani shtoi se të gjithë të vrarët në masakër kanë qenë civil dhe jo pjesëtarë të UÇK-së dhe së këtë tha e garantoj edhe nëse i kushton me 20 vite burgim.

Gjatë pyetjeve që parashtroheshin nga avokati Vasiq, prokurori special Ilir Morina vazhdimisht ka kundërshtuar mënyrën e paraqitjes së pyetjeve ndaj dëshmitarit Dani, duke kërkuar pyetjet të tërthorta çka edhe u kërkuar nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismaili.

Lidhur me deklarimin e dëshmitari Dani i akuzuari Alidemaj po ashtu parashtroi pyetje duke i thënë se a është i sigurt se ka ndodhur takimi në Turiqevcë, dëshmitari Dani tha se i pranon 20 vite burg nëse nuk është e vërtet që ka ndodhur takimi mes tij dhe të akuzuarit Alidemaj.

Gjatë deklaratës së tij dëshmitari Dani e ka përshkruar pamjen e të akuzuari Alidemja gjatë viteve 99-ta.

“Ka qenë i gjatë, me flokë të gjata edhe i hijshëm”, deklaroi Dani.

Lidhur me të akuzuarin Alidemaj dëshmitari Dani tha se nga babai i ti Haxhiu ka qenë i shpallur si i zhdukur para se të ndodhte masakra e Izbicës, dhe se sipas tij, kishte komunikuar me Haxhiun babain e të akuzuarit Alidemaj por se nuk kishte treguar më shumë detaje.

“Nuk ka debatu s’ka dasht për këtë punë shumë edhe e ka përmend fjalën i zhdukun”, tha Dani.

Gjithashtu gjatë dëshmisë së tij dëshmitari Dani tha se i kishte treguar të gjithë fshatarëve dhe po ashtu edhe prindit të akuzuarit Alidemaj lidhur me atë se në natën e 28 marsit kishte parë të akuzuarin Alidemaj së bashku me një grup paramilitarësh serb.

Seanca e radhës për këtë çështje penale u caktua me 10 shkurtë të këtij viti.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 29 mars 2022, Muhamet Alidemaj po ngarkohet se gjatë periudhës kohore 24 mars 1999 – 11 qershor 1999, gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës kundër popullsisë civile dhe pasurisë së tyre.

Sipas aktakuzës, Alidemaj më 28 mars 1999 në fshati Izbicë, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në vrasjen e popullsisë civile, ashtu që në orët e hershme të mëngjesit në vendin e quajtur “Malet e Stejevcit”, në kodrën e rrugës Kërrninë – Belicë, së bashku me forcat ushtarake dhe policore serbe në të cilën bënin pjesë edhe Ivo Obradovic, Stanoje Shkerkiq, Sasha Vidiq, Milenko Miletiç, Sava Shkerkiq, Ranko Shkerkiq, Bogoljub Miletiq, Ivica Vidiq, Bane Shkerkiq si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, së bashku me pjesëtarët e tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, shkojnë tek vendi – livadhi ku ishin të grumbulluar popullsia civile e fshatit Izbicë dhe fshatrave të tjera përreth, me dhunë i ndajnë gratë dhe fëmijët nën moshën 12-vjeçare dhe dhunshëm i detyrojnë që të shkojnë në drejtim të Shqipërisë.

Ndërsa, burrat e mbetur thuhet se i ndajnë në tri grupe, duke i dërguar secilin grup në një vend të caktuar dhe i ekzekutojnë me armë automatike duke i vrarë 130 persona, prej të cilëve 114 viktima u identifikuan, emrat e të cilëve janë paraqitur në shtojcën 1 të kësaj aktakuze, kurse 12 civilë i mbijetuan ekzekutimit, emrat e të cilëve gjenden në shtojcën 2 të kësaj aktakuze, ashtu që trupat e cilëve të vrarë pas 2-3 dite ishin varrosur nga fshatarët.

Tutje, sipas aktakuzës thuhet se përafërsisht pas dy muajve të vitit 1999, i akuzuari Alidemaj së bashku me pjesëtarët e tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, u kthyen sërish në fshat, i zhvarrosën trupat me ekskavator dhe i larguan duke i transportuar me disa kamionë në drejtim të panjohur, ndërsa pas përfundimit të luftës trupat e viktimave u gjetën në varreza masive në Batajnicë të Serbisë, në fshatin Suhodoll të Mitrovicës dhe në fshatin Novolan të Vushtrrisë.

Më tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Alidemaj së bashku me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në trajtimin çnjerëzor, cenimin e integritetit trupor dhe të shëndetit, zhvendosje, grabitje dhe shkatërrimin e pasurisë së popullsisë civile të fshatit Izbicë dhe fshatrave përreth, ashtu që fillimisht i detyruan me dhunë civilët shqiptarë që të largoheshin nga shtëpitë e tyre duke i kërcënuar ata me armë dhe i grumbulluan në një livadh në mes të fshatit.

Me ç‘rast, i akuzuari Alidemaj thuhet se së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, e thirrën të dëmtuarën Xhemile Osmanaj që të dalë nga turma e njerëzve ku ishin grumbulluar, fillimisht nën kërcënimin e armës ia morën 1 mijë marka gjermane, pastaj nën tytën e armës në shpinë, e detyruan që t’iu prijë gjatë kontrollit të shtëpisë së saj.

Më pastaj, aktakuza thotë se i pandehuri Muhamet Alidemaj e goditi me shuplakë në fytyrë tek dera e shtëpisë dhe e urdhëruan që të shkojë tek turma e civilëve të grumbulluar në livadh, kurse civilëve të tjerë iu konfiskuan të gjitha sendet e tyre personale me vlerë, i rrahën rëndë disa nga meshkujt, i detyruan me dhunë gratë dhe fëmijët të largoheshin në drejtim të Klinës, duke iu thënë të shkojnë në Shqipëri, si dhe nën kërcënimin e armëve ua grabitën çdo gjë me vlerë monetare dhe në fund i shkatërruan dhe i dogjën shtëpitë e fshatit Izbicë.

Me këtë, akuzohet se në bashkëkryerje, e ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale “Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës”, nga neni 146, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera