Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë, dëgjimi i dëshmitares së ZPS-së në seancë të mbyllur
Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 18 November 2021
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar për këtë javë seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Salih Mustafa. Për ditën e dytë me radhë është dëgjuar dëshmitarja e mbrojtur e Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) por seanca ka vijuar e mbyllur për publikun. Gjyqi ndaj Mustafës do të vazhdojë të hënën me dëgjimin e dëshmitarit të tetë të ZPS-së.
Dëshmitarja e cila mban kodin Ë04676, është përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues, të kryesuar nga gjyqtarja Mappie Veldt-Foglia.
Para kësaj, në fillim të seancës, mbrojtja e Mustafës, avokati Julius Von Bone ka ngritur një çështje por gjithashtu diskutimi ka qenë i mbyllur për publikun.
Ndërsa gjatë dëshmisë që e ka dhënë dje, dëshmitarja e ZPS-së ka folur për praninë e saj në mal të fshatit Zllash ku sipas saj, është bërë zhvarrimi i një personi.
Ajo ka thënë se aty ka shkuar së bashku me babain e viktimës por të pranishëm sipas saj kanë qenë edhe persona të tjerë.
Sipas dëshmitares, aty ka pasur edhe një tjetër person të varrosur por ka thënë se varrin tjetër nuk e kanë prekur meqë nuk kanë pasur njohuri se trupi i kujt është aty.
Pjesa më e madhe e dëshmisë së saj, edhe gjatë ditës së djeshme, ka vijuar e mbyllur për publikun dhe nuk është bërë i ditur roli i saj në ngjarjen për të cilën thotë se ka qenë e pranishme.
Me pyetjet e trupit gjykues ka përfunduar dëgjimi i kësaj dëshmitare ndërsa dëshmitari i tetë mban kodin Ë04391 dhe pritet të dëgjohet të hënën me datë 22 nëntor.
Në gjykimin ndaj Mustafës deri tani kanë përfunduar dëshminë e tyre gjashtë dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.
Gjykimi ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.
Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë, ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.
Të tjera
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...
-
ShBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës
Departamenti Amerikan i Financave ka vendosur sanksione ndaj Industrisë Serbe...
-
Hamza premton: Me bursa dhe subvencione, do rris mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive
Gjatë ditës së premte, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri ...
-
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, flasin për bashkëpunimin ShBA-Kosovë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Sh...
-
Trump dënohet nga Gjykata e Nju Jorkut
Gjykata ka dhënë këtë të premte vendimin për presidentin e zgjedhur të Sh...
-
Takimi mes Trumpit dhe Putinit po përgatitet
Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, ka thënë se mund t'i japë fund luftës n...
-
Policia me plan operativ për zgjedhje, këto janë masat që kanë marrë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka hartuar urdhrin operativ policor për...
-
Ambasada e SHBA’së: Zv.Sekretari Verma dhe Presidentja Osmani u dakorduan për inicimin e dialogut strategjik mes dy vendeve
Ambasada amerikane ka njoftuar për vizitën e sotme të zëvendëssekretarit amer...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime...
-
Trepça e largon nga puna një punëtor
Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës A.V. Në n...