Lajme

Gjykatësi Mentor Bajraktari caktohet nënkryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 27 December 2022

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e 301-të, të mbajtur të martën, ka zgjedhur gjykatësin Mentor Bajraktari si nënkryetar të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kryesuesi Albert Zogaj, tha se kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, ka propozuar që nënkryetar i kësaj gjykate të zgjedhet gjykatësi Mentor Bajraktari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mandati i nënkryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, do të jetë i lidhur me atë të kryetares së kësaj gjykate.

-Advertisement-

Gjykatësi Mentor Bajraktari, është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, këtë pozitë më herët e kishte mbajtur gjykatësi Dren Rugova.

Takimi i KGJK-së po vazhdon me pika tjera të rendit të ditës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera