Gjykata vendos për zyrtarët e MPB-së të dyshuar për dallavere me tenderë

Autori: Gazeta inFokus
17:09 | 04 July 2023
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për katër zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme me inicialet A.S., B.B., N.S., G.H., të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për dhënie të ryshfetit.
Zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar për Telegrafin se të dyshuarve u është caktuar nga një muaj paraburgim.
Gjatë ditës Prokuroria në Prishtinë kishte dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave të lartcekur.
Të dyshuarit u arrestuan një ditë më parë nga krimet ekonomike të Policisë së Kosovës, teksa po zhvillonin aksion në Ministrinë e Punëve Brendshme, saktësisht në Departamentin e Prokurimit.
Sipas policisë, për të dyshuarit me iniciale (A.S., B.B. dhe N.SH.) ekziston dyshimi i bazuar se në cilësi të personave zyrtarë duke vepruar në bashkëpunim, gjatë realizimit të disa procedurave tenderuese dhe realizimit të projekteve në MPB kanë marrë ryshfet nga operatori ekonomik i kontraktuar për kryerjen e projekteve.
Ndërsa, të dyshuarit (N.S.) dhe (G.H.) në cilësi të përfaqësueseve të operatorit ekonomik dyshohen për veprën penale të Dhënies se Ryshfetit me qellim të krijimit të përparësive të paligjshme gjatë realizimit të projektit për ndërtimin e “një objekti të një agjencie” dhe projekteve tjera të zhvilluara nga MPB-ja. Të njëjtit dyshohen edhe për veprën penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”.
E Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka premtuar se askush nuk do jetë mbi ligjin dhe secili që vepron në kundërshtim me të do të përballet me drejtësinë.
“Tashmë e kemi dëshmuar por ritheksoj se askush nuk do të jetë mbi ligjin. Kushdo që ka vepruar në çfarëdo forme në kundërshtim me ligjin, do të ballafaqohet me drejtësinë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Të tjera
-
FSK përgatitet për sfida në luftë urbane dhe terrene të minuara
Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses kursin bazik për “Xhenier...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ngrohtë. por me erëra nga jugperë...
-
Dialogu e integrimi evropian, çfarë mund të pritet nga Kryediplomati i ri i Gjermanisë
Me Johann Wadephul në krye të ministrisë së Jashtme, Ballkani Perëndimor mund...
-
Gabimi i burgut në Francë: I dënuari i liruar gabimisht zhduket
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një burg në qytetin perëndimor të Bordo...
-
Vazhdon shtrenjtimi i produkteve, rritet kostoja e jetesës së qytetarëve
Çmimet e produkteve ushqimore si dhe mallrave të tjera po vazhdojnë të rriten...
-
Anëtarësimi në KiE, Kosova jashtë agjendës për mbledhjen e komitetit të Ministrave që mbahet javën e ardhshme
Kosova nuk pritet të jetë në agjendë për anëtarësim në Këshillin e Evropës as...
-
Trump për foton si Papë: Nuk kam asnjë lidhje me të
Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur në lidhje me fotografinë e tij...
-
Studentët serbë kërkojnë shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Studentët nga të gjitha universitetet në Serbi kanë bërë një kërkesë të drejt...
-
Haziri për ofertën e Kurtit: Ju siguroj që sonte LDK-ja nuk vonohet
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon, te Adriatik Kelmendi...
-
Muhaxheri komenton letrën e Kurtit: Si kur iu lutke profesorit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxeri, ka thën...
-
Familja e dëshmorëve Fazliu në pritje të kthimit nga Haga të kryefamiljarit të tyre
Mban emrin e xhaxhai të tij i cili vdiq afër dy vite para se të vinte në jet...
-
VV-ja pret përgjigje pozitive për letrën që Kurti ia dërgoi Abdixhikut
Deputetja së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka folur për dështimin e seanc...