Gjykata Supreme hedh poshtë si të palejueshme padinë e Qeverisë kundër Odës së Avokatëve të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
16:16 | 29 June 2026
Oda e Avokatëve e Kosovës njofton opinionin publik se Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, me Aktvendimin P.A.nr.17/2026, ka hedhur poshtë si të palejueshme padinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës – Ministrisë së Drejtësisë, të ushtruar kundër Odës së Avokatëve të Kosovës.
Me këtë aktvendim, tentativa e Qeverisë për të vënë në diskutim aktet e Odës nuk arriti të kalojë as filtrin fillestar të lejueshmërisë procedurale. Gjykata Supreme konstatoi se objekti i padisë nuk hyn në kompetencën e saj, duke e hedhur poshtë padinë si të palejueshme, pa hyrë në shqyrtimin e meritës së pretendimeve.
Ky zhvillim është një rikujtim se në një shtet të së drejtës, kompetencat nuk ushtrohen sipas vullnetit politik, por vetëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjit. Asnjë institucion nuk mund të zgjerojë kompetencat e veta përtej atyre që i janë dhënë shprehimisht me ligj.
“Oda e Avokatëve e Kosovës nuk do të njohë dhe nuk do të zbatojë asnjë vendim, akt apo urdhër të nxjerrë nga organe që veprojnë jashtë kompetencave të tyre ligjore. Çdo ndërhyrje e tillë është juridikisht e pabazuar dhe nuk prodhon pasoja juridike ndaj Odës së Avokatëve”, thuhet në njoftimin për media.
Përpjekjet e fundit për të ndërhyrë në organizimin e brendshëm dhe ushtrimin e kompetencave të Odës dëshmojnë një keqkuptim serioz të parimeve themelore mbi të cilat ndërtohet shteti demokratik, parimit të ligjshmërisë, ndarjes së pushteteve dhe vetëqeverisjes së profesioneve të lira.
Autonomia e Odës së Avokatëve nuk është privilegj institucional, por garanci kushtetuese për mbrojtjen e pavarësisë së avokatit dhe të së drejtës së qytetarëve për një mbrojtje të lirë e të pavarur.
Oda e Avokatëve do të vazhdojë të mbrojë pa kompromis kompetencat që i garantohen me Kushtetutë dhe Ligjin për Avokatinë dhe do të kundërshtojë me të gjitha mjetet juridike çdo akt të nxjerrë ultra vires, nga cilido institucion apo autoritet publik.
Vendimi i Gjykatës Supreme është përfundimtar dhe ndaj tij nuk lejohet ankesë.

T� tjera
-
“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”
Deputeti i Lidhje Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur m...
-
Presidentja Shiroka-Pula viziton FSK-në
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar sot vizitën e saj t...
-
“Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert për qytetarët më 27 nëntor
Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë më 27 nëntor aktivitetin tradici...
-
Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Nd...
-
Sekuestrohen rreth 118 gramë marihuanë në Mitrovicë, Sveçla: Lufta kundër narkotikëve vazhdon pa kompromis
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në një ope...
-
Polici harron armën zyrtare në një pompë derivatesh në Shkabaj, një qytetar ia merr atë
Një zyrtar policor ka raportuar se e kishte harruar armën zyrtare në një pomp...
-
Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me etiketimet ndaj...
-
Raportohet një rast i rrëmbimit në Mitrovicë, policia nis hetimet
Një femër ka raportuar në Polici një rast të dyshuar të rrëmbimit në Mitrovic...
-
Sigurimi invalidor në Zvicër rrezikon të mbetet pa mjete financiare
Sigurimi invalidor (IV) në Zvicër po përballet me vështirësi të mëdha financi...
-
Vidhen mbi 275 mijë euro nga një lokal në Prishtinë, Policia jep detajet
Persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur 275 mijë e 300 euro n...
-
Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj
Sot, më 24 nëntor, në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet seanca e sh...
-
Mbi 50 aksidente rrugore brenda 24 orëve
Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 60 aksidente trafik...


































