Fun & Video

Gjykata palestineze ndalon divorcin gjatë Ramazanit sepse ‘njerëzit marrin vendime të nxituara kur ata janë të uritur’

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 30 May 2017

 

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Mahmoud al-Habbash, kreu i sistemit gjyqësor islamik sheriatik palestinez, ka thënë se njerëzit që privohen nga ushqimi dhe cigaret gjatë orëve të ditës mund të “krijojnë probleme” në marrëdhëniet e tyre dhe pastaj të marrin “vendime të shpejta dhe të këqija”.

E për të shmangur vendime të tilla, gjyqtarët do të shqyrtojnë dhe vendosin vetëm për kërkesat për divorc pas muajit të agjërimit.

-Advertisement-

Ai ka thënë se urdhri ishte bazuar në “përvojën e viteve të mëparshme”.

Në territoret e okupuara palestineze, por edhe në Izrael dhe Liban, vetëm gjykatat fetare kanë fuqinë për të lejuar martesat dhe divorcet.

Vetëm gjatë vitit 2015, më shumë se 50,000 dasma u festuan në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Rripin e Gazës, por u regjistruan mbi 8,000 divorce, sipas Autoritetit Palestinez.

Miliona myslimanë në të gjithë globin po agjërojnë për Ramazanin, një nga pesë shtyllat e Islamit.

Gjatë muajit, shumë myslimanë do të agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit, duke braktisur ushqimin dhe ujin, pirjen e duhanit dhe seksin gjatë ditës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera