Gjykata njofton për rastin e Thaçit, publikohet vendimi për dëshminë e një dëshmitari
Autori: Gazeta inFokus
15:43 | 22 Tetor 2026
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar për zhvillimet e fundit në çështjet gjyqësore ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.
“Më 19 tetor u bë i disponueshëm versioni i redaktuar publik i një vendimi të lëshuar në tetor 2025 në çështjen për krime lufte Thaçi dhe të tjerët. Në këtë vendim Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit për të pranuar deklaratën e një dëshmitari vetëm si provë me shkrim.
Trupi Gjykues konstatoi se deklarata e dëshmitarit përfshinte dëshmi për sjelljen e drejtpërdrejtë të disa të akuzuarve dhe për besueshmërinë e dëshmitarëve të mëparshëm, dhe se, për të siguruar drejtësinë e procesit dhe për të shmangur dëmin ndaj palëve, ishte e rëndësishme që dëshmitari të ishte i disponueshëm për pyetje nga pala kundërshtare.
Rrjedhimisht, Trupi Gjykues ftoi Mbrojtjen e Thaçit të jepte informacionin e nevojshëm për paraqitjen e dëshmitarit në gjykatë në vend të pranimit të dëshmisë me shkrim.
Në lidhje me shqiptimin e aktgjykimit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për ndikim të pretenduar ndaj dëshmitarëve, që është caktuar të mbahet më 17 nëntor, dëshiroj t’u kujtoj mediave dhe publikut se afati i regjistrimit për të ndjekur seancën e shqiptimit nga galeria e publikut në Hagë është javën që vjen, më 27 tetor, në orën 16:00 pasdite.
Dëshiroj të theksoj se vetëm personat që marrin konfirmimin me postë elektronike mund ta ndjekin seancën nga galeria për publikun. Konfirmimet do të dërgohen rreth dy javë para seancës. Seanca mund të ndiqet edhe përmes faqes së internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në tri gjuhët e gjykatës, shqipe, serbishte dhe anglishte”.
Sipas aktakuzës, gjatë vizitave të ndryshme jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut informacion konfidencial lidhur me dëshmitarë që do të thirreshin nga Prokuroria në çështjen për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, dhe tentoi bashkë me ta të ndikonte në dëshmitë e atyre dëshmitarëve.
Aktakuza e parë u dorëzua më 29 nëntor 2024 dhe aktakuza e ndryshuar e konfirmuar u dorëzua më 16 prill 2025. Gjykimi filloi më 27 shkurt 2026. Deklaratat përmbyllëse u mbajtën nga 10 deri më 14 shtator 2026. Më 5 dhe 6 dhjetor 2024, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan dhe transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara. Hashim Thaçit iu dorëzua fletarrestimi në objektin e paraburgimit, ndërsa Hajredin Kuçit iu dorëzua fletëthirrje për paraqitjen e parë.
Më 3 dhjetor 2025, Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes urdhëroi lirimin me kusht të Isni Kilajt, e më pas, më 3 shkurt 2026, urdhëroi lirimin me kusht të Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut. Gjatë gjykimit, katër dëshmitarë dhanë dëshmi në sallë të gjyqit.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...































