Fun & Video

Gjykata ndalon veturat dizel në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 27 February 2018

Gjykata Federale Administrative në Gjermani iu kundërvu qeverisë duke u dhënë dritën jeshile autoriteteve vendore në qytete të ndryshme për të bllokuar veturat dizel.

Vendimi nuk përcakton në formë të prerë ndalimin e këtyre veturave, por ua lë në dorë qyteteve që të veprojnë sipas interesit të tyre kur bëhet fjalë për të bllokuar qarkullimin e veturave me naftë apo jo.

Qeveria gjermane e kundërshton një masë të tillë, duke e cilësuar atë si të parakohshme. Por, si pjesë e Bashkimit Europian, Berlini është i detyruar që të zbatojë disa direktiva të Brukselit për reduktimin e ndotjes.

-Advertisement-

Beteja nisi nga “Enviromental Aciton Germany”, një grup aktivistësh mjedisorë që dërguan në gjykatë qytetin e Shtutgartit dhe të Duseldorfit. I pari, kryeqendra e Baden-Wurttemberg dhe i dyti, kryeqendra e North Rhine-Westphalia, janë dy qytetet më të ndotura të Gjermanisë, ku grimcat e dëmshme në ajër tejkalojnë nivelin e lejuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera