Lajme

Gjykata e Tiranës liron 18 persona të arrestuar gjatë protestës, lihen në detyrim paraqitjeje

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 22 Tetor 2026

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestës në Tiranë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tyre duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Një ditë më parë gjykata vendosi detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore për 22 persona të tjerë të arrestuar gjatë protestës.

Janë 271 persona të arrestuar në 7 ditë protestë, kryesisht me akuzën e shkatërrimit të pronës publike dhe kundërshtim me dhunë të policisë së shtetit.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy