Fokus

Gjykata do t’i drejtohet Supremes për t’a vërtetuar se a mund të nis gjykimi në mungesë kundër Radojiçiqit dhe të arratisurve të tjerë

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 25 September 2024

Në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë është veçuar procedura penale ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar në rastin “Banjska”, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit.

Kurse, për Milan Radoiçiqin dhe të akuzuarit tjerë, gjykatësi Arben Hoti tha se do t’i drejtohen Gjykatës Supreme për opinion për të parë nëse për veprat penale për të cilat ngarkohen të akuzuarit mund të aplikohet gjykimi në mungesë.

Paraprakisht, prokurori special Naim Abazi propozoi që gjykimi të zhvillohet në mungesë, me arsyetimin se në dispozitivat e aktakuzës është përfshirë “Vrasja e rëndë”, e që si vepër penale parashihet për gjykimin në mungesë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Nis gjykimi për tre të akuzuarit që ndodhen në paraburgim për sụlmin në Banjskë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera