Gjykata aprovon pjesërisht padinë e paditësit përmes të cilës ka kërkuar vërtetimin e pronësisë nga vëllai i tij
Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 19 November 2023
Divizioni Civil i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar pjesërisht padinë e paditësit M.S, në rastin ku i njëjti ka paditur vëllain e tij B.S, nga i cili po kërkon vërtetimin e pronësisë.
Përmes aktgjykimit të datës 10 nëntor 2023, Themelorja ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e paditësit- kundër paditurit M.S, duke vërtetuar se i njëjti në bazë të kontributit dhe ndarjes së pasurisë së përbashkët është pronar me 1/1 i pasurisë së paluajtshme në pronat e cekura në aktgjykimin e gjykatës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas këtij vendimi është refuzuar kërkesëpadia e paditësit- kundër të paditurit M.S përmes së cilës ka kërkuar që të vërtetohet se në bazë të kontributit dhe ndarjes së pasurisë familjare është pronar i ngastrave kadastrale të cekura si në aktgjykim.
Përmes këtij vendimi është refuzuar si e pabazuar kërkesëpadia e paditësit- kundërpaditurit M.S përmes së cilës ka kërkuar që të detyrohen të paditurit që të njëjtit në mënyrë solidare në emër të pjesës prej ¼ që i takonte në njësinë kadastrale 495-0 ZK t’i paguajnë shumën prej 59 mijë e 670 euro në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.
Ndërkaq, përmes këtij vendimi është aprovuar pjesërisht kërkesa e ndërhyrësit A.S ashtu që është vërtetuar se ndërhyrësit A.S. në bazë të ndarjes së pasurisë së përbashkët është pronar me 1/1 i pasurisë së paluajtshme të paraqitura në vendim të gjykatës.
Sipas këtij vendimi është refuzuar në tërësi si e pabazuar kërkesëpadia e ndërhyrësit A.S përmes së cilës ka kërkuar që të detyrohet i padituri kundërpaditësi B.S që të njëjtit t’i paguajë shumën prej 59 mije e 670 eurove për njësinë kadastrale që i takonte.
Gjykata përmes këtij vendimi ka refuzuar kërkesëpadinë e të paditurit- kundër paditësit B.S dhe ndërhyrësve kryesor K.M,M.M, V.G.dhe M.S përmes së cilës kanë kërkuar të shpallet nule kontrata mbi shitblerjen e paluajtshmërisë të lidhur me 15 korrik 2001.
Gjykata me anë të këtij vendimi ka detyruar të paditurin- kundër paditësin B.S dhe ndërhyrësit kryesor K.M, M.M, V.G M.S që t’i lejojnë që paditësi dhe ndërhyrësi të regjistrohen në librat kadastral si pronar i paluajtshmerivë lidhur me pronat në të cilat iu janë njohur të drejtat me këtë aktgjykim dhe njëjti paraqet titull ekzekutiv.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se gjykata bëri vlerësimin e secilës provë veç e veç dhe të gjithave së bashku dhe mbështetur në dispozitën e nenin 8 të LPK-së e aprovoi pjesërisht kërkesë padinë e M.S dhe ndërhyrësit A.S dhe vendosi si në dispoztiv të këtij aktgjykimi, ndërsa refuzoi si të pa bazuar kërkesëpadinë e të paditurit/kundër paditësit B.S dhe ndërhyrësve K.M, M.S M.M dhe V.G.
Ndryshe, sipas padisë së 14 tetorit 2003, paditësi M.S ka paditur B.S (vëllanë e tij) dhe po kërkon vërtetimin e pronësisë, duke u bazuar në certifikatën mbi të Drejtat e Pronës së Paluajtshme i padituri evidentohet si pronar dhe i ngastrave kadastrale në vendin e quajtur “Vishe Sella” në sipërfaqe prej 10,046 m2 dhe të ngastrës kadastrale në sipërfaqe prej 23,090 m2.
Mirëpo, në padi thuhet se ngastrat kadastrale të lartcekura, nuk janë vetëm pronë e të paditurit, por janë pronë e përbashkët edhe e vëllezërve A. dhe B.S., pasi është krijuar me punën e përbashkët të katër vëllezërve, ndërsa përkundër kësaj i padituri nga këto dy ngastra i ka shitur 3000 m2 pa u konsultuar edhe me vëllezërit tjerë me qëllim të përfitimit personal.
Andaj, mbi këtë bazë paditësi kërkon nga gjykata që të aprovohet si e bazuar padia dhe kërkesëpadia e tij, po ashtu edhe të vërtetohet se paditësi në bazë të kontributit me punë dhe të siguruara derisa ka qenë në bashkësi familjare me të paditurin dhe vëllezërit tjerë, ka të drejtën e pronësisë në pjesën prej ¼ të paluajtshmërive kontestuese dhe që të njëjtat të regjistrohen në emër të paditësit në Zyrën Kadastrale të Komunës së Obiliqit.
Po ashtu, paditësi përmes padisë kërkon edhe që të obligohet i padituri që t’ia paguajë të gjitha shpenzimet procedurale. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Ahmeti: Në çdo fshat e lagje po na mirëpresin, prandaj bashkë do të jemi edhe më 9 shkurt në fitoren tonë të madhe
Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, është pr...
-
Dakaj – Drenorit: Unë s’kam qenë asnjëherë me pushtetin, jam gazetar dhe e mbaj rolin tim
Gazetari Shkelzen Dakaj i ftuar në emisionin “Zgjedhjet në KOHË”, gjatë bised...
-
Dakaj: Albin Kurti i fton mediat në konferencë dhe iu thotë mediave që po bëjnë spekulime
Gazetari Shkelzen Dakaj i ftuar në emisionin “Zgjedhjet në KOHË”, ka folur p...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Me Bedri Hamzën kryeministër, do ta ndërtojmë të ardhmen që meritojmë
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana H...
-
Krasniqi: Dallimi me qeverinë aktuale është se ne kryejmë punë e këta kanë veç fjalë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në emisionin ...
-
Haradinaj, Gërvallës: Betejën e parë me ushtrinë serbe e kam më 6 maj ’97 kur m’u vrạ vëllai e u plạgos Rafeti
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklarata...
-
Musliu: Mitrovica foli sonte me gjuhën e shpirtit
Ganimete Musliu kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e ...
-
Kolgeci i LDK-së: Është koha që të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të punojmë së bashku për të realizuar ëndrrat tona
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman K...
-
Vlora Dumoshi: Prishtina do të jetë shembulli më i mirë i fitores më të madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 30, Vlora D...
-
Gashi fton qytetarët në tubimin e radhës me 2 shkurt në Obiliq: Obiliqi zgjedh të ardhmen
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhaf...
-
Krasniqi: Mbështeja që po merr Hamza dhe PDK-ja na jep besim se do të dalim parti fituese më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në emisionin ...
-
Lushtaku: Kosova është më shumë se një vend, është një trashëgimi e cila meriton dhe do të jetë 100% herë “Ma Mirë”
Mergim Lushtaku kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e ...