Lajme

Gjuriq: I nevojshëm dialogu i nivelit më të lartë me SHBA-në për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 11 July 2024

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se ka pasur rastin të bisedojë me Sekretarin amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Washington, në margjinat e Samitit të NATO-s dhe se e ka ftuar atë të vizitojë Serbinë.

Në një deklaratë për mediet në Ambasadën e Serbisë në Washington, Gjuriq ka theksuar se dialogu në nivelin më të lartë politik me SHBA-të është i nevojshëm si për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik ashtu edhe për zgjidhjen e çështjeve për të cilat tha se “nuk pajtohemi, siç është çështja e statusit të Kosovës”, raportojnë mediet serbe.

“Ne kemi nevojë për një dialog në nivelin më të lartë politik me SHBA-në, jo vetëm për të vazhduar rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë sonë, sepse Amerika është partneri numër një për sa i përket shërbimeve, dhe pikërisht në fushat që lidhen me teknologjitë e larta dhe atë që është motori i zhvillimit të ekonomisë sonë, por ky bashkëpunim na duhet edhe për t’i zgjidhur ato çështje për të cilat nuk pajtohemi, siç është çështja e statusit të Kosovës, por që nuk mund të zgjidhet në mënyrë pozitive pa angazhimin aktiv të nivelit më të lartë politik në SHBA”, citohet të ketë thënë Gjuriq.

-Advertisement-

Sipas tij, prania e Serbisë në Samitin e NATO-s nuk do të thotë ndryshim i kursit të përcaktuar, por shtoi se kjo tregon që “Serbia po i forcon miqësitë, forcimin e partneriteteve dhe forcimin e pozicionit të saj në këtë pjesë të botës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera