Lajme

Gjueti e paligjshme në Korishë të Prizrenit, arrestohen katër persona nga Kosova dhe Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 19 Tetor 2026

Katër persona, dy shtetas të Kosovës dhe dy të Shqipërisë, janë arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit, nën dyshimin se po zhvillonin gjueti të kundërligjshme.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të veturës me të cilën po udhëtonin të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar tri armë gjahu, qen gjuetie, si dhe një fazan i vrarë.

“Të dyshuarit janë intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

Rasti është iniciuar për veprat penale të gjuetisë së kundërligjshme dhe mbajtjes, kontrollit ose posedimit të paautorizuar të armëve.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy