Lajme

Gjuajtje me armë zjarri te Posta kryesore në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 30 June 2020

Një përleshje me armë zjarri mes dy grupeve ka ndodhur pak minuta më parë. Rasti ka ndodhur te Posta kryesore, në Prishtinë.

Rastin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi tha se për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar.

Tutje Krasniqi tha se policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

“Sonte rreth orës 21:50, tek posta kryesore në Prishtinë ka pasur gjujtje me armë zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje, një veturë është dëmtuar, për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar. Policia po e trajton rastin dhe për të informacione tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi për Gazeta Sinjali.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera