Gjoshi (PDK): Kjo qeveri e të paaftëve e mori në qafë një popull, me këto reduktime në verë
Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 20 August 2022
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se qeveria Kurti është e përbërë nga njerëz të paaftë të cilët po i lënë në terr qytetarët në mes të verës.
Ai tha se reduktimet 6 me 2 gjatë verës janë paralajmërim i frikshëm për dimrin që po vjen.
“Në pikë të verës, kur temperatura shkon deri në 37-38° celsius, Kosova po përballet me reduktime për shkak të paaftësisë së qeverisë, e cila ka dërguar atje në bordin e KEK-ut gjithashtu një grup politik të paaftësh. Reduktimet e tanishme, 6:2, nuk vijnë si rezultat i mungesës së rrymës në tregjet ndërkombëtare, por për shkak të mungesës së prodhimit të rrymës në Kosovë. Kosova ka kapacitet të prodhojë deri në 900 megavat, por ju po prodhoni shumë më pak. Nuk po arrijnë t’i përmbushin nevojat ditore as kur konsumi në këto ditë të nxehta vere është minimal”, tha Gjoshi përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook.
Sipas tij, reduktimet 6:2 nuk kanë lidhje me luftën në Ukrainë.
“Nuk ka reduktime pse nuk po arrijnë të gjejnë rrymë në tregjet ndërkombëtare, por sepse nuk po arrijnë të prodhojnë as sa është kapaciteti i termocentraleve të Kosovës. Nëse kjo qeveri në pikë të verës nuk arrin të sigurojë energji për konsumin ditor minimal, mund ta marrim me mend se çka mund të na presë në dimër. Kjo qeveri e të paaftëve një popull e mori në qafë”, tha Gjoshi.
Të tjera
-
Morën mijëra euro nga buxheti pa kryer asnjë punë, pas katër vitesh qeveria Kurti shpërbënë ndërmarrjen NKEC
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka marrë vendim që ta shpë...
-
Sami Kurteshi lirohet nga akuza për sülm ndaj zyrtarit të KQZ-së
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sa...
-
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime Sociale me Turqinë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot e ka miratuar Nismën për lidhjen...
-
Haradinaj kujton të rënët e 21 majit 1998
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të...
-
Shtyhet për dy vite afati i zbatimit të Marrëveshjes IPA
Qeveria e Kosovës në mbledhje ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Ame...
-
Daçiq: Perëndimi po ushtron presion mbi vendet që mund të mbështesin rezolutën për Srebrenicën
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se Perëndimi po ushtron s...
-
Pranimi në KiE “mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave”
Nëse Kosova nuk bën hapa të menjëhershëm drejt formimit të Asociacionit të ko...
-
Në Has hapet rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur rruga që lidh...
-
Kurti godet gjyqësorin për arratisjen e Enver Sekiraqës: Dështim, reforma në drejtësi urgjencë kombëtare
Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke folur...
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vodhi para në Graçanicë e Uglarë
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se ka kërkuar caktimin e masës së p...
-
Tahiri: Në vend së të ishte kryeministër i lekut, Kurti po bëhet ‘kryeministër i dinarit’
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka quajtur Albin Kurti “...
-
Gjermani, fillon gjyqi ndaj princitt, dyshohet si terrorist
Gjatë së martës fillon gjyqi ndaj fisnikut dhe princit të vetëshpallur, Heinr...