Gjoshi- Osmanit: Tregoje një punë të mirë që e bëre në vitin 2022
Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 16 December 2022
Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka “sfiduar” presidenten Osmani që t’i tregojë publikut një punë të mirë që ka bërë për Kosovën në këtë vit.
Sipas tij, presidentja Osmani nuk është unifikuese, por përkundrazi, ajo është “përçarëse”.
Në një postim në Facebook, ai thotë se Osmani po mbjellë urrejtje mes njerëzve edhe në një kohë kur duhet unitet në vend.
“Në vend se ajo t’i tregojë qytetarëve të Kosovës se çfarë ka bërë në vitin 2022, Presidentes Osmani i diftohen armiqtë e shtetit gjithandej, si dikur që i “shfaqeshin” regjimeve diktatoriale”, shkroi Gjoshi.
Postimi i plotë i tij:
PRESIDENTE, A MUND TË NA TREGOSH NJË PUNË TË VETME QË BËRE PËR KOSOVËN NË 2022?
Kushtetuta është e mirë sepse thotë që Presidenti përfaqëson Unitetin e Popullit. Por, Presidentja Osmani nuk është Presidente Unifikuese. Ajo është përqarëse.
Të gjithë e dijmë këtë, por është e çuditshme pse ajo po vazhdon të mbjellë urrejtje mes njerëzve edhe në këtë kohë kur duhet uniteti në vend?
Në vend se ajo t’i tregojë qytetarëve të Kosovës se çfarë ka bërë në vitin 2022, Presidentes Osmani i diftohen armiqtë e shtetit gjithandej, si dikur që i “shfaqeshin” regjimeve diktatoriale.
Pse e bënë këtë Osmani?
Një prej arsyeve është se Presidentja Osmani nuk ka gjë për t’i treguar popullit.
Viti 2022 ka qenë një dështim total i saj. Ajo nuk mbahet mend për asnjë sukses.
Lexone fjalimin e saj, nuk e përmend asnjë sukses. Asnjë!
E dhimbshme se ku ka rënë ky vend.
Andaj, mirë bëjnë deputetët që nuk rrijnë në sallë ta dëgjojnë atë duke nxjerrë helm prej gojës.
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...