Lajme

Gjobitet me 1 mijë euro një furrë në Mitrovicë, pasi që buka nuk peshonte sa duhet

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 15 March 2022

Një furrë në Mitrovicë është gjobitur me 1 mijë euro nga Drejtoria e Inspekcionit, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi një bukë ka peshuar më pak se që duhet.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Komuna e Mitrovicës përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

-Advertisement-

“Inspektorët komunal kanë potencuar se kjo gjobë është shqiptuar për arsye se produkti bukë 450 gr i vendosur për shitje me çmim prej 0,35 cent, nuk është përputhur me peshën e caktuar, pasi që gjatë matjes në peshore të kalibruar për produkte ka rezultuar se pesha e bukëve në shitje ka qenë 357 gr dhe 368 gr”, njofton Komuna e Mitrovicës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera