Gjoba dhe përjashtim nga stadiumi për tifozët problematikë
Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 05 October 2017
Policia ka nisur aplikimin e gjobave dhe përjashtimit të tifozëve problematik nga stadiumet e vendit në rastet kur konstatohet se ka dhunë apo fyerje ndaj lojtarëve, gjyqtarëve ose përfaqësuesve të FSHF-së.
Mësohet se pranë çdo Komisaritati do të ngrihet një Komision për Shqyrtimin e Kundërvajtjeve Administrative, ku zhvillohen veprimtari sportive.
Në krye të këtij Komisioni emërohet Shefi i Komisariatit.
Shkeljet e konstatuara gjatë një evenimenti sportiv, si: mbajtja dhe përdorimi në objektet e mjediset sportive të flakadanëve, fishekzjarrëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve, përdorimi e tregtimi i pijeve alkoolike, si dhe cënimi i përfaqësuesve të Federatave, arbitrave të ndeshjes, vëzhguesëve etj, dërgohen në Komisionin e Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative, i cili miraton masat.
Në rast shkeljesh sanksionet parashikojnë gjobë nga 10-50 mijë lekë, ndalim të pjesëmarrjes deri në 1 vit në mjediset sportive, në rast diskriminimi për shkaqe të ndryshme si edhe ndalim të hyrjes në mjediset sportive deri në 2 vjet, në rast se konstatohen sendet e palejuara në objektet dhe mjediset sportive.
Për çdo ankesë, kundërvajtësi mund t’i drejtohet Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, që drejtohet nga Nën/Drejtori i Policisë Vendore.
Pasi vendimi merr formë të prerë, masa administrative gjobë, bëhet titull ekzekutiv dhe duhet të paguhet nga kundërvajtësi menjëherë.
Për të patur një evidencë të plotë për gjithë shkelësit në stadiume, Policia e Shtetit do të ndërtojë një regjistër elektronik me emrat e tyre. Kjo listë u dërgohet edhe FSHF dhe klubeve të futbollit, në rastet kur do t’u ndalohet hyrja në stadiume./Botasot/
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...