Sport

“Gjithmonë dua të jem i pari”, rrëfehet: Ronaldo Mund të tërhiqem nga futbolli pas.

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 01 October 2019

Edhe pse në moshën 34-vjeçare, Kristiano Ronaldo, tregon akoma një formë shumë të mirë në fushën e lojës.ronaldo3

Vitet ikin dhe portugezi tani fillon të mendojë për tërheqjen nga futbolli, ndonëse forma e mirë që po tregon nuk tregon se ai duhet të terhiqet.

Në një intervistë të dhënë së fundmi ylli i Juventusit, e pranon se ka filluar të mendojë për tërheqjen, e cila ndoshta mund të jetë pas një ose dy viteve: “ Unë e dua futbollin dhe dua të argëtoj tifozët dhe njerëzit që më duan mua. Nuk ka rëndësi mosha, por gjithmonë mentaliteti që keni.

-Advertisement-

Në pesë vitet e fundit unë kam filluar të mendoj edhe për jetën pas tërheqjes nga futbolli. Kushedi tërheqja mund të vijë pas një ose dy viteve.”, theksoi portugezi.ronaldo

Prej disa kohësh Ronaldo ka hapur bizneset e tij, me të cilat shpreson se do të ketë të njëjtin sukses siç ka pasur në futboll: “ Mu deshën shumë vite punë për të arritur sukseset në futboll.

Jashtë futbollit natyrisht që nuk jam në të njëjtin nivel, por unë jam një person konkurrues dhe nuk më pëlqen të jem numri 2 ose numri 3.

Unë gjithmonë dua të jem i pari, do të përpiqem t’ia dal dhe besoj se do të kem sukses.”, përfundoi Ronaldo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera