Lajme

Gjithçka që duhet të dini rreth kancerit të gjirit

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 23 May 2018

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm invaziv tek femrat në mbarë botën. 18.2% e të gjitha vdekjeve nga kanceri në mbarë botën duke përfshirë edhe meshkujt ashtu edhe femrat janë nga kanceri i gjirit.

Kanceri i gjirit zakonisht fillon në rreshtimin e brendshëm të kanaleve të qumështit ose lobulat që i furnizojnë me qumësht. Ky tumor malinj mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit. Shenjat paralajmëruese të kancerit të gjirit variojnë nga gruaja tek gruaja dhe ka disa raste kur simptomat nuk shfaqen aspak, madje edhe në skanimet e mamografisë, transmeton Gazeta Shneta.

Gjithsesi, le të shohim se cilat janë disa nga simptomat e kancerit të gjirit: Dhimbje në gji ose në gjoks; Gjokse që kruhen; Dhimbje rreth pjesës së sipërme të kraharorit, shpatullave dhe qafës; Ndryshimet në madhësinë, formën e gjinjëve.

-Advertisement-

Pastaj, ndryshime në pamjen si dhe në ndjeshmëri; Ënjtje ose gungë nën sqetulla, po kështu edhe skuqje në pjesët e tjera të trupit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera