Sport

Gjithçka gati për shortin e Botërorit

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 01 December 2017

Soit me fillim nga ora 16:00, në Pallatin Shtetëror të Kremlinit do të hidhet shorti i fazës finale të Botërorit “Rusi 2018”.

Do të jenë të pranishëm mbi 1 mijë e 300 të ftuar, ndër të cilët 30 trajnerë, nga 32 gjithsej, të skuadrave të kualifikuara, që janë të ndara në 4 vazo.

Nuk mund të mungonte në këtë event presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili do të takohet me disa nga legjendat e futbollit botëror.

Gjatë hedhjes së shortit, ku në çdo grup do të jetë vetëm një skuadër për çdo vazo, duhet të respektohen disa kritere. Në çdo grup duhet të jenë jo më shumë se dy skuadra evropiane.

-Advertisement-

Kombëtaret që vijnë nga kontinentet e tjera, nuk mund të jenë në të njëjtin grup me përfaqësueset e së njëjtës konfederatë.

Përveç kritereve bazë, FIFA ka vendosur edhe disa rregulla të tjera përsa i përket shortit. Rusia, e vendosur në një gogël të kuqe në vazon e parë do të jetë skuadra A1, e para e grupit të parë.

7 përfaqësueset e mbetura të vazos së parë do të jenë të parat e grupeve të mbetura nga B te H. 6 ga 8 grupe do të kenë nga 2 skuadra europiane, ndërsa 2 vetëm nga 1.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera