Lajme

Gjithçka gati për nënshkrimin e Marrëveshjes mes Kosovës dhe MCC

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 27 July 2022

Pas pak çastesh në njërën nga departamentet e Kongresit amerikan do të fillojë ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Kosovës për projektin Kompakt.

Si raporton RTK-ja, tashmë janë duke u bërë përgatitjet e fundit në sallën ku do të bëhet nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, teksa ka publikuar marrëveshjen që do ta nënshkruajnë të dyja palët.

Marrëveshjen nga ana e Kosovës do ta nënshkruajë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

-Advertisement-

Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrin pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera