“Gjithçka gati, me 13 tetor pritet vendim pozitiv për liberalizimin e vizave”

Autori: Gazeta inFokus
12:46 | 11 October 2022
Zvarritja disa-vjeçare me procesin e liberalizimit të vizave pritet të marrë fund me 13 tetor.
Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Përfshirja në agjendë po nënkuptohet edhe si vendim pozitiv për vendin tonë.
Profesori i marrdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi, shprehet pozitiv në lidhje me vendimin që mund të merret.
Fetoshi këtë pohim e lidh edhe me reflektimin e Francës dhe Holandës.
“Më 13 tetor do të fillojë përmbyllja e një procesi tejet të zvarritur padrejtësisht ndaj qytetarëve të Kosovës. Përfshirja në agjendë nënkupton vendim pozitiv nëse kemi parasysh reflektimin e Francës dhe Holandës, derisa procedura do të marrë kohë në varësi të vullnetit politik të BE-së. Pra, nëse do të përdoret edhe më tutje si një mjet presioni në kuadër të dialogut, lëvizja e lirë mund të zvarritet edhe së paku gjashtë muaj, ndërkaq po të ketë vullnet mund të përshpejtohet. Megjithatë, e rëndësishme është se nuk mund të ketë më kthim prapa dhe se heqja e vizave do të marrë epilogun e duhur më së largu deri në pranverë” deklaroi Fetoshi për “Gazeta Blic”.
Edhe njohësi marrdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Imeri, thekson se liberalizimi i vizave duket se është gati.
Imeri thotë se është shprehur një vullnet politik i shteteve kryesore dhe me me ndikim ne BE, qe qytetaret e Kosoves te mund te levizin lirshem.
“Liberalizimi i vizave, duket se eshte gati, pasi eshte shprehur nje vullnet politik i shteteve kryesore dhe me me ndikim ne BE, që qytetaret e Kosovës të mund të levizin lirshem. Kesisoj, liberalizimi duhet te shihet fillimisht si nje ndryshim i qasjes se BE-se ndaj Kosoves, e cila prej kohesh ka kryer obligimet e veta qe dalin nga ky proces. Si procedure, mund te jete e diskutueshme koha optimale per lëvizje te mire te qytetareve, pritshmerite janë qe ne fillimin e pranverës te mund te jetësohet kjo” deklaroi Imeri për “Gazeta Blic”
Qytetarët e Kosovës janë të vetmit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian.
Megjithëse Kosova ka vite që i ka plotësuar kriteret, vendet si Franca e Holanda janë shprehur vazhdimisht skeptike.
Por, disa ditë më parë, në një deklaratë të përbashkët të ministrive të jashtme të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, ata kanë bërë thirrje për progres në këtë çështje.
“Ne bëjmë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën” thuhet ndër të tjera në komunikatën e tyre.

Të tjera
-
Hotel “Globi” ofron fjetje dhe ushqim falas për veteranët e UÇK-së, Lushtaku: Uroj që kjo iniciativë të ndikojë në zgjimin e vetëdijes kombëtare
Pronari i Hotel Globi në Velipojë, Miran Pali, ka hapur dyert duke dhuruar fj...
-
Ekskluzive: Prokuroria nisë hetime për dallaveret me kostot enorme të transportit të energjisë elektrike
Prokuroria Speciale tashmë ka nisur hetimet në lidhje me çmimet alarmante për...
-
Internet kudo në botë – udhëtoni lirshëm me Aktivizo.com
Pavarësisht nëse po niseni për një aventurë të re, një udhëtim pune apo pus...
-
Britania shpreh urgjencën për formimin e qeverisë, kritikon mbylljen e institucioneve serbe në veri
Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, ka pritur Shefin e Misionit të OSBE-...
-
Kryeministri serb në Novi Sad, qytetarët dhe studentët organizuan një “mirëpritje” për të
Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut po viziton Novi Sadin. Studentët njoft...
-
Vr*sja e vj*hrrit, dëshmitarja thotë se i akuzuari e goditi tri herë me th*kë të ndjerin
Në gjykimin për vrasjen ndaj Edon Bujupit, dëshminë e dha dëshmitarja Ajsel K...
-
Mbyllet mes debateve seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë
Është mbyllur brenda 20 minutash seanca plenare e mbajtur këtë të enjte në Ku...
-
Haset një granat dore në Mitrovicën e Veriut, njesitë policore në vend të ngjarjes
Gjatë ditës së sotme Kompnaia e kontraktuar nga Komuna në Mitrovicës veriore ...
-
Defender 2025, Vjosa Osmani iu shkon vetë për vizitë ushtarëve të FSK’së dhe atyre amerikanë
Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e Komandantes Supreme të Forcës së Sigu...
-
Ushtria serbe afër kufirit me Kosovën, Maqedonci pasi e përmendi tha se “s’është diçka e re”, Kurti e lidh me “Defender 25”
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë në televizi...
-
Deputeti i PDK-së: Kam brengën që Kurti nga aspekti mental nuk është mirë
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka folur për ngërcin politik i cili është duk...
-
Deklarata skandaloze e ministres Rizvanolli, në vitin 2022 inflacioni ishte në kulm duke prekur 12%, ajo thotë që nuk ka pasur
Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, sot ka mbajtur një konfer...