Sport

Gjinovci: Situata e sigurisë është e mirë, fitojmë me rezultat zyrtar

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 23 March 2018

Sekretari i FHK-së, Izet Gjinovci, i cili gjendet në Beograd së bashku me vashat e Përfaqësueses së Kosovës U-20, thotë se gjendja sigurisë së tyre është e mirë.

Ato sot kanë pasur të zhvillojnë një ndeshje me moshataret e tyre të Serbisë, por që është anuluar nga Qeveria e shteti fqinj.

Sipas Gjinovcit situata e sigurisë është e mirë dhe vajzat janë të qeta.

-Advertisement-

Sekretari i FHK-së, izet Gjinovci

“Shumë forca policore kanë siguruar në tri rrethe, ka siguri të plotë dhe ne në qendrën sportive dhe hotel jemi shumë mirë”.

Kosova me gjasë këtë ndeshje do ta fitojë në tavolinë me rezultat zyrtare 20:00.

Vajzat e Kosovës

“Vajzat janë në disponim pas fitores me Serbinë edhe pse me rezultat zyrtar, por është fitore”.

“Do të qëndrojmë, por kjo nuk varet ekskluzivisht nga ne. Varet nga rrethanat dhe vendimin e federatës evropiane dhe shtetit serb”, ka thënë Gjinovci.

Shumë tifozë janë tubuar në afërsi të palestrës ku ka pasur të zhvillohet ndeshja, duke bërë që ajo të mos zhvillohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera