Lajme

Gjinovci për Kastratin e Dugollin: Verifikim ndërkombëtar: PLAGJIATORË!

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 07 April 2022

Aktivisti, Rron Gjinovci në një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati dhe ish-dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli janë plagjiatorë të verifikuar ndërkombëtarisht, shkruan Gazeta Infokus.

Ai tha se pas dëshmive të Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim(ORCA), revista ku ata i kanë publikuar punimet i ka tërhequr ato punime.

“Verifikim ndërkombëtar: PLAGJIATORË!
Revista ku e kanë publikuar punimin plagjiat Dugolli e Kastrati, pas ofrimit të dëshmive nga ORCA, e ka tërhequr atë”, ka shkruar Gjinovci.

-Advertisement-

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim(ORCA) dje ka thënë se deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati dhe ish-dekani i Filozofikut, Bujar Dugolli janë plagjiatorë të verifikuar ndërkombëtarisht.

Kjo organizatë ka deklaruar se ka dorëzuar prova përfundimtare në Këshillin e Etikës së UP-së mbi plagjiaturën e dy profesorëve Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera