Gjini: Kosova s’ka fituar as taktikisht, as strategjikisht e as ligjërisht nga kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus
13:04 | 24 Tetor 2026
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se Kosova nuk ka përfituar as në aspektin taktik, as strategjik e as ligjor nga kthimi në Kuvend i Ligjit për Dhomat e Specializuara, me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në një konferencë për media, Gjini ka thënë se Aleanca ka qenë kundër kthimit të ligjit për rishqyrtim, ndërsa ka kërkuar që vëmendja publike të mos përqendrohet vetëm te kjo çështje, por edhe te problemet e tjera që, sipas tij, po e rëndojnë jetën e qytetarëve dhe po e dëmtojnë shtetin.
“E di që është interes i publikut ligji, aleanca ka qenë kundër kthimit të ligjit në Kuvend. Nuk mendojmë që Kosova ka fituar diçka as taktikisht, as strategjikisht, as legalisht. Vendime të tjera do t’i bëjmë me dije. Mirëpo, po ju lutem, nuk guxojmë me i harru gjitha temat që e rëndojnë për çdo ditë jetën e qytetarit dhe që janë duke e degraduar komplet shtetin e Kosovës. Duke e dëmtuar deri në palcë shtetin tonë, veç me një ndjenjë që dikush e ka marrë një temë tjetër dhe po e harron temat esenciale. Është temë tepër me rëndësi ligji, për Kosovën, për të ardhmen e Kosovës, por unë po besoj që vendi jonë nuk guxon me e heq fokusin edhe prej temave të tjera”, tha ai.
Gjini ka kritikuar qeverinë, duke pretenduar se debati për Ligjin për Specialen po e lë në hije trajtimin e problemeve të tjera dhe duke e akuzuar atë për krijimin e një ndjenje rehatie politike përballë kritikave.
“Duhet me u marrë me të gjitha për shkak se është një farë forme po ndihet komod qeveria. Përderisa të gjithë ne merremi veç me një temë, e për të cilën ata një farë forme ka 7-8 vjet që i kanë çuar duart, as nuk janë marrë me to. Po ndihen shumë komod përderisa e kanë mbuluar komplet sistemin korruptiv, kleptokratik në Kosovë, me një temë tjetër. Duhen me u marrë edhe me tema të tjera. Edhe me tema të tjera. Nuk guxojmë me harru çka do të ndodhë në Kosovë, për shkak se edhe këto janë të lidhura me veten. Nuk mundemi ne me pas as diplomaci qysh duhet, nëse shpenzojmë 260 milionë euro ne vjet për me ble energji elektrike. E një ambasadë e jona në Uashington nuk ka mjetet mjaftueshme, as me ia pagu një kafe dikujt. Literalisht po flas”, tha Gjini.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...






























