Gjini: Ish-krerët e UÇK-së do të jenë të lirë, sepse ne jemi të lirë
Autori: Gazeta inFokus
14:43 | 12 September 2026
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka marrë fjalën në Marshin për Liri që po zhvillohet në Prishtinë, në mbështetje të katërshes së UÇK-së.
Para një numri të madh qytetarësh të mbledhur në këtë marsh, Gjini tha se prania e tyre sot është një mesazh për gjithë botën, për miqtë që e ndihmuan Kosovën në vitin 1999, por edhe për kundërshtarët e saj.
“Kosovë, gjithë këta njerëz sot i flasin gjithë botës. Po i flasim edhe njëri-tjetrit. I flasim miqve që na kanë dëgjuar në vitin 1999, por po u flasim edhe armiqve. Sot armiqve po u flet populli i lirë i Kosovës. Gjithë ju që jeni këtu – LIRI!”, tha Gjini, teksa turma brohoriti “UÇK, UÇK, UÇK”.
Gjini më pas foli për luftën e UÇK-së dhe katër ish-krerët e saj që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
“Gjithkujt mundemi me ju thanë ndryshe, do t’i duam, do s’i duam, por diçka e kuptojnë të gjithë njëjtë, a e dini kundër kujt kanë luftuar këta? A e dini kundër kujt ka luftuar UÇK-ja? Kundër kujt kanë luftuar katër burra që sot s’janë të lirë, por kanë me qenë të lirë, sepse ne jemi të lirë?”, u shpreh ai.
Sipas Gjinit, UÇK-ja kishte luftuar kundër forcave që kishin kryer vrasje dhe dhunë ndaj popullatës civile shqiptare.
“Kanë luftuar kundër atyre që i kanë mbushur kamionët frigoriferë me trupat e bashkëqytetarëve tanë, shqiptarëve, grave, vajzave të reja, pleqve e grave. Kanë luftuar kundër atyre që kanë dhunuar me mijëra gra. Kanë luftuar kundër atyre që më 14 dhjetor 1998 i kanë vrarë fëmijët e vet, për të na akuzuar neve se i kemi vrarë fëmijët e vet. Kundër atyre kanë luftuar ata njerëz, dhe shumë prej jush që jeni sot këtu”, deklaroi Gjini.

T� tjera
-
Rrahje ndërmjet Kobrës dhe Andi Pajazitit në Burgun e Sigurisë së Lartë
Një rrahje ndërmjet Dibran Hoxhës, i njohur si Kobra, dhe Andi Pajazitit ka n...
-
Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ngritur shqet...
-
VV-ja kundër nismës së PDK-së që Ligji për Specialen të votohet pa ndryshime: Mos të gabojmë sërish
Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrah nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (P...
-
Shtyhet seanca për Jeton Sylajn me kërkesë të avokatit të familjes së Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë, ka njoftuar se seanca e paraparë për t’u mbajtur s...
-
“Policia e Kosovës rreth 2 mijë ditë pa uniforma”, Haxhiu kërkon llogari nga Sveçla në Kuvend
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur në Kuvend çështjen e furnizimi...
-
“Na çmendet, çka m’u keni tek”, avokatja e Jeton Sylajt kërkon nga mediat t’ia lirojnë rrugën para seancës
Avokatja e Jeton Sylajt, Merita Binakaj është shprehur e shqetësuar nga prani...
-
Me masa të larta sigurie, momenti kur FIT-i e sjell në gjykatë ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt
Nën masa të larta sigurie, në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi ...
-
Debat mes Rrahmanit dhe Haxhiut, përplasen për mungesën e kryeministrit Kurti në seanca
Një përplasje verbale është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes deputetit të ...
-
Lëndimi i ushtarit të FSK-së, Kabashi-Ramaj kërkon hetim dhe transparencë: Siguria e ushtarëve është përgjegjësi e shtetit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka reaguar li...
-
Tentoi ta vriste vëllain me AK-47, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë, detaje
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se se ndaj të pandehurit me inic...
-
Kalon mocioni i PDK-së, Ligji për Specialen në rend dite
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, në emër të kësaj p...
-
Nën masa të larta sigurie mbahet seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt
Nën masa të larta sigurie, në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi ...




































