Lajme

Gjinekologu jep disa sqarime për lehonat kosovare që u prekën nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 27 May 2020

Tri gra shtatzëna që ishin prekur me Coronavirus, e që lindjen e bën në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë gjidhënies.

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismaili, në një intervistë për Ekonomia Online, teksa ka folur për këtë rast, ka deklaruar se Coronavirusi nuk kalon te fëmijët në kohën e shtatzënisë.

Ismaili përmendi një sërë masash që duhet pasur kujdes nënat e atakuara, siç është ushqyerja me gji, vënia e maskave, mbajtja e distancës si dhe higjiena personale.

-Advertisement-

“Nuk është vërtetuar se virusi kalon tek nëna dhe nuk është vërejtur prezenca e virusit në lëngun dhe gjirin e nënës. Por ne e kemi vërtetuar edhe të pacientët të cilat kanë qenë pozitiv e kemi bërë testin të fëmijët dhe ka rezultuar negativ. Nuk ka asnjë rrezik gjatë lindjes të bartet virusi nga nëna të fëmijët. Por duhet pasur kujdes të shtuar pas lindjes gjatë ushqyerjes me gji të zbatohen masat e distancës dhe higjienës personale, maskave e të tjera”, u shpreh Ismaili.

Më pas, Ismaili foli është për ndarjen e repartit me hyrje të veçanta për të mundësuar lindjen e nënave të infektuara me Covid-19.

“Për ta penguar përhapjen e Coronavirusit kemi ndarë një repart të veçanta me hymje të veçanta i cili ka qenë i pajisur me sallë lindjes, e të operacionit dhe disa dhoma me 20 shtretër. Aty kemi përfunduar disa lindje, pasi kemi pasur disa raste të atakuar me Covid-19″.

“Kemi pasur dy lindje normale dhe një me prerje cezariane, të gjitha kanë shkuar në shtëpi dhe janë në gjendje të mirë”, shtoi ai.

Me tej, Ismaili foli edhe për gjendjen e pacientëve të hospitalizuar për të cilat tha se është e mirë, kurse sa i përket kushteve theksoi ai se nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim.

Klinika Gjinekologjike gjatë tre muajve ka punuar me kapacitet të reduktuar, por thotë Ismaili se përveç operacioneve elektive, operacionet tjera janë përfunduar, raporton EO.

“Gjendja e pacienteve të cilat janë të hospitalizuar është stabile, kushtet janë normalisht ashtu siç kanë qenë, nuk kemi ndonjë ndryshim nga periudha e pandemisë përkundër që kemi pasur një numër relativisht të shtuar të pacientëve”.

“Në përjashtim të operacioneve elektive, operacionet tjera janë kryer qoftë lindjet me prerje cezariane e lindje normale. Ne kemi punuar me një kapacitet jo të reduktuar por pothuajse normal”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera