Sport

Gjimshiti ndihet krenar për eliminimin e Liverpoolit

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 19 April 2024

Mbrojtësi Berat Gjimshiti, ka thënë se është moment krenarie që ka arritur me skuadrën e tij në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Kjo pasi Atalanta arriti në mesin e katër më të mirave në garën e dytë më të rëndësishme të futbollit evropian, duke e mposhtur Liverpoolin e Jurgen Klopp me rezultat të përgjithshëm 3:1, shkruan Sky Sport Italia, transmeton Klankosova.tv

Gjimshiti bëri një paraqitje të mirë mbrëmjen e së enjtes.

-Advertisement-

“Është një moment krenarie e madhe për ne, ishte e mrekullueshme të shihje Bergamon kaq të përforcuar dhe së bashku me ekipin”.

“Ata kanë kaluar një javë të jashtëzakonshme duke na parë, por fansat na shtynë të arrijmë këtë arritje të jashtëzakonshme”.

Ai foli edhe rreth penalltisë të cilën e fituan “The Reds”.

Lidhur me këtë mbrojtësi shqiptar tha se ishte moment fatkeq, por që më pas skuadra e mori vetën.

“Ishte padyshim një moment fatkeq, penalltia, por ne u përgjigjëm menjëherë dhe u përpoqëm të luanim lojën tonë dhe mendoj se ia dolëm”, deklaroi ai.

Në gjysmëfinale, “La Dea” do të përballet me Marseille në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera