Gjilani organizon festën tradicionale të falënderimeve “Darka e Lamës”

Autori: Gazeta inFokus
12:05 | 21 December 2022
Komuna e Gjilanit ka organizuar festën tradicionale të falënderimeve “Darka e Lamës”.
Kryetari Alban Hyseni, ka thënë se kjo festë i bashkon të gjithë, pa dallime, derisa ka uruar që prodhimet vendore të vazhdojnë të blihen nga qytetarët.
“Këto festa tradicionale që i kemi si komb, do të ishte më mirë që të ruhen edhe në të ardhmen. Ne jemi mbledhur këtu, pa dallime politike apo të tjera, në festë që bashkon kombin e popullin me qëllim që ta ruajmë traditën dhe ta vazhdojmë atë më tutje. Është shumë e rëndësishme që t’i çmojmë produktet që i kemi në tryezat tona, sidomos ato që vijnë prej tokave të komunës e vendit tonë”, ka thënë Hyseni.
“Është shumë me rëndësi që të vazhdojmë t’i ndihmojmë fermerët dhe prodhuesit. Kjo ditë na bashkon të gjithëve, pa dallime mes nesh. Uroj që këto produkte që i kemi këtu, t’i blejmë edhe në markete”, ka nënvizuar kryetari i Gjilanit.
Drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi, ka falënderuar fermerët, prodhuesit dhe përpunuesit të cilët kanë ndihmuar edhe kësaj radhe me prodhimet e tyre, duke shtuar se si Drejtori kanë subvencionuar fermerët me të gjitha kapacitetet komunale.

Të tjera
-
Kapet në Merdarë zyrtari i shpallur në kërkim për keqpërdorim detyre – dyshohet për përvetësim prej mbi 150 mijë euro
Një person është sot është ndaluar në pikën kufitare të Merdares i cili ishte...
-
Testamenti i plotë i Papa Françeskut
Është publikuar testamenti i plotë përfundimtar nga Papa Françesku, i cili vd...
-
Nimanbegu thirrje për protestë: Mos ta shndërrojmë Plazhin e Madh në beton
Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, nëpërmjet një video mesazhi ka bërë thir...
-
Ramabaja: Nga sot, VV ka shumëfish përgjegjësi, Limaj duhet të jetë kryetar i Kuvendit
Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se që nga sot Lëvizja Vetëvendosje mban ...
-
Murati thirrje opozitës: Respektoni Kushtetutën, zhbllokoni procesin e konstituimit të Kuvendit
Ministri i Financave në dorëheqje, Hekuran Murati, ka thënë se nëse Lëvizja V...
-
Vetëvendosje që po kërkon vota për Albulena Haxhiun kishte kundërshtuar ashpër Kadri Veselin për kryeparlamentar
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për herë të pestë të hë...
-
Kremlini i kënaqur me qëndrimin e Trumpit për përjashtimin e Ukrainës nga NATO
Kremlini të hënën ka deklaruar se qëndrimi i administratës së presidentit ame...
-
Zbulohet shkaku i vdekjes së Papa Françeskut, tregon Vatikani
Zbulohet shkaku i vdekjes së Papa Françeskut. Sipas deklaratës së Vatikani...
-
Miftaraj: Kurti po dëshiron të na çoj në zgjedhje për adrenalinë, anipse ato do të paguhen nga taksat e popullit
Drejtori i Institut për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj, ka shkruar në lidh...
-
Harris për Papa Françesku: Ishte udhëheqës vizionar
Për vdekjen e Pap Françesku, ka reaguar edhe Kamala Harris, ish-zëvendëspresi...
-
Abdixhiku: Në asnjë variant s’ka kompromis me VV-në, s’do të takohem me ta
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas mbylljes së seancës ka thënë se në asn...
-
Haki Abazi: ZRRE = Qeveri = Dështim – ende nuk keni parë atë që as nuk e imagjinoni dot
Deputeti Haki Abazi ka reaguar ashpër duke krahasuar rritjen e çmimit të suxh...