Sport

Gjilani fiton minimalisht në derbin kundër Llapit në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 13 November 2022

Pas dy barazimeve radhazi, Gjilani është rikthyer te fitorja në Superligë.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani fitoi në derbin kundër Llapit, të vlefshëm për javën e 17-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” përfundoi me rezultatin 0:1.

-Advertisement-

Golin e vetëm dhe të tri pikëve të rëndësishme për “Skifterat” e shënoi Theophilus Solomon, në minutën e 50-të.

Gjilani pas kësaj fitore ka 27 pikë dhe vazhdon të jetë i treti në tabelë, kurse Llapi mbetet me 19 pikë dhe renditet i shtati.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy