Lajme

Gjilan: 63 pacientë me koronavirus në hospitalizim

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 08 March 2021

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli bëri të ditur 63 pacientë të Gjilanit të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim, derisa ka apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 13805 mostra, 3951 kanë rezultuar pozitivë, 3646 janë shëruar, 112 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 258 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 63 persona dhe 212 mostra në pritje për rezultat.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera