Lajme

Gjiganti i motorit të kërkimit “Baidu” hap shërbimin e taksive vetëdrejtuese në Pekin

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 12 October 2020

Gjiganti kinez i motorit të kërkimit “Baidu” ka hapur shërbimin e tij robotaksi “Apollo Go” në Pekin, duke u mundësuar udhëtarëve të marrin taksi vetëdrejtuese pa rezervim.

Kompania thotë se udhëtarët mund të porositin taksi me drejtim autonom nëpërmjet aplikacionit të saj në celular falas.

Deri më tani janë vënë në punë dyzet automjete.

-Advertisement-

Teknologjia plotësisht e automatizuar e kompanisë u paraqit në konferencën “Baidu World 2020” muajin e kaluar, duke shfaqur një sistem të inteligjencës artificiale që drejton në mënyrë të pavarur një automjet pa ndihmën e ndonjë shoferi.

Kryeekzekutivi i “Baidu”-së Robin Li thotë se problemi i bllokimit të trafikut do të zgjidhet në 10 vjetët e ardhshëm, me transformimin e sektorit të transportit prej intelegjencës artificiale.(Zhan Dian/Artan Goga)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera