Sport

Gjesti i 6-vjeçarit bën xhiron e botës, shet lodrat për të parë Superclasicon

Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 20 November 2018

Një 6-vjeçar nga Parana në Argjentinë ka pushtuar kopertinat e mediave sportive, pasi vendosi të shesë të gjithë lodrat e tij, për të mbledhur para që të shkojë në stadiumin “Monumental” për të parë finalen e Kupës së Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors.

Renzo, i njohur edhe si një fans fanatik i River Plate, kishte dalë me një tavolinë, ku kishte vendosur disa nga lodrat e tij dhe një pankartë ku shkruhej “Shes lodrat e mia, për të shkuar në Monumental”.

Fotot e vogëlushit bënë xhiron në rrjetet sociale, duke prekur shumë njerëz, mes të cilëve një tifo-grup i Riverit, në qytetin spanjoll të Malagës, që kanë vendosur t’i sponsorizojnë djaloshit një udhëtim dhe biletat falas bashkë me familjen, për një sfidë të Riverit në kampionat, atë kundër Gimnasia La Platas.

-Advertisement-

Ëndrra e vogëlushit për të qenë në finalen e 24 Nëntorit, nuk do të plotësohet, por pasi mësoi se do të ketë mundësinë të ndjekë një tjetër ndeshje, Renzo postoi një video ku falënderoi fansat që po e sponsorizonin dhe shprehu lumturinë që do të ndjekë Riverin nga shkallët e stadiumit.

Kujtojmë që sfida e dytë finale mes River Plate dhe Boca Juniors do të luhet në stadiumin “Monumental” dhe do të transmetohet live në ekranin e Supersport, ashtu si finalja e parë e luajtur në “Bonbonera”, që përfundoi në barazim 2-2.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera