Sport

Gjest i madh nga Hummels

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 18 August 2017

Është një kampion bote, është edhe kampion i Gjermanisë me Bayernin por edhe një kampion jashtë fushës së blertë.

Mbrojtësi gjerman, Mats Hummels ka bërë një gjest të madh për bamirësi.

Ishte mesfushori spanjoll, Juan Manuel Mata që bëri thirrje që lojtarët të ndajnë 1% të pagës së tyre për bamirësi.

-Advertisement-

Thirrjes së spanjollit iu është bashkuar Mats Hummels që ka vendosur të ndajë 1% nga paga e tij vjetore për bamirësi, shkruan Telegrafi.

“Kjo është një mundësi për futbollin që të ndryshojë botën tonë. Unë dua të jem pjesë e këtij ndryshimi”, deklaroi Hummels.

“E ndjej se mund të bëjmë më shumë për t’i rritur të ardhurat për një qëllim më të mirë”.

“Nëpërmjet ndarjes së 1% të pagës, ne po ndërtojmë një urë midis futbollit dhe ndikimit të këtij profesioni në mbarë botën”, u shpreh kampioni i botës në vitin 2014 me Gjermaninë, Mats Hummels.

Mesfushori i Manchester United, Juan Manuel Mata po mbledh para për qëllimin e përbashkët të drejtuar nga organizata ‘Streetfootballworld’, e cila kishte vizituar qytetin Mumbai të Indisë dhe ishte tronditur nga varfëria e skajshme.

29-vjeçari spanjoll synon ta bëjë një përbërje me 11 futbollistë që do të ndajnë 1% nga paga e tyre për të ndihmuar të varfëritë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera