Gjest jashtëzakonisht i veçantë: Ja çfarë dhuroi Aeroporti “Adem Jashari” për QKUK-në
Autori: Gazeta inFokus
18:58 | 16 Tetor 2026
Mbi 130 mijë pacientë vetëm brenda një viti. Kaq është fluksi me të cilin përballet Klinika e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
E në një institucion ku teknologjia është pjesë e pandashme e diagnostikimit, edhe disa kompjuterë më shumë mund të bëjnë dallimin.
Këtë herë, një dorë ndihme erdhi nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, përmes kompanisë LIMAK, e cila zgjodhi ta kthejë përgjegjësinë shoqërore në mbështetje konkrete për shëndetësinë.
Dhurimi synon të ndihmojë punën e përditshme të stafit shëndetësor dhe të lehtësojë proceset që lidhen me ekzaminimin dhe diagnostikimin e pacientëve.
Drejtori i Klinikës së Radiologjisë, Lavdim Ymeri, e vlerësoi këtë mbështetje si domethënëse për institucionin, duke marrë parasysh numrin e madh të pacientëve dhe zhvillimin e vazhdueshëm të teknologjisë në fushën e mjekësisë.
Ai theksoi se pajisjet e dhuruara, ndonëse mund të duken si një kontribut i vogël, janë të rëndësishme për punën e përditshme të klinikës dhe shërbimin ndaj pacientëve.
“Falënderim i veçantë shkon për Gokhanin për mbështetjen me pajisje kompjuterike, që janë simbolike dhe për ne janë domethënëse, sepse na hyjnë në punë për ekzaminimin e pacientëve. Në Klinikën e Radiologjisë kemi pasur mbi 130 mijë pacientë. Duke parë që teknologjia është duke avancuar, është donacion domethënës.”
Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Gökhan Açıkgöz, tha se LIMAK është e përkushtuar të mbështesë iniciativa të tilla, duke theksuar se ky donacion përbën vetëm fillimin e bashkëpunimit me institucionet shëndetësore në vend.
“Ne, si LIMAK, jemi shumë të lumtur dhe të përkushtuar për të mbështetur iniciativa të tilla. Besojmë se këto iniciativa janë vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë.” Besojmë se duhet t’i mbështesim mjekët, infermierët dhe ekipet e kujdesit shëndetësor në punën e tyre të përditshme. Ky është vetëm fillimi dhe ne dëshirojmë të ndërtojmë një bashkëpunim afatgjatë me të gjitha institucionet tona.”
Sipas tij, mbështetja për mjekët, infermierët dhe ekipet e kujdesit shëndetësor është pjesë e përgjegjësisë shoqërore të kompanisë, me synimin për të ndërtuar bashkëpunim afatgjatë.
Nisma vjen në muajin tetor, i cili shënon ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit. Me këtë rast, specialistja e radiologjisë, Dr. Shkëndije Nuza, theksoi rëndësinë e mamografisë dhe diagnostikimit të hershëm, si faktorë të rëndësishëm në identifikimin e ndryshimeve të dyshimta dhe trajtimin me kohë të sëmundjes.
Ajo gjithashtu vuri në pah nevojën për avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve diagnostikuese, në mënyrë që klinika t’u përgjigjet sa më mirë kërkesave të pacienteve.
Në një institucion që përballet çdo vit me një fluks të madh pacientësh, mbështetja me pajisje dhe investimet në teknologji konsiderohen të rëndësishme për përmirësimin e kushteve të punës dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore./Gazeta Infokus/
VIDEO E PLOTË:

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...
































