Gjermania pranë racionimit të gazit pasi Rusia ul ndjeshëm furnizimet
Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 23 June 2022
Gjermania aktivizoi të enjten, më 23 qershor fazën e dytë të planit të saj të emergjencës për furnizimet me gaz natyror, duke thënë se vendi përballet me një “krizë” dhe duke paralajmëruar se objektivat e magazinimit të rezervave për sezonin dimëror janë në rrezik për shkak të pakësimit të furnizimit nga Rusia.
Qeveria gjermane tha se vendimi për të ngritur nivelin në “alarm” pason uljen e dërgesave ruse të gazit të bëra që nga 14 qershori dhe rritjen e vazhdueshme të çmimit të tregut për gazin. Faza e tretë dhe më e lartë është niveli i “emergjencës”, që do të lejonte shtetin të raciononte furnizimin me gaz.
Ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck tha të enjten në një deklaratë për mediat se “situata është serioze dhe dimri do të vijë”.
Ai tha se ndërsa objektet e depozitimit të gazit janë aktualisht të mbushura me 58 për qind kapacitet – më i lartë se në këtë kohë të vitit të kaluar – qëllimi për të arritur 90 për qind deri në dhjetor nuk do të jetë i arritshëm pa u marrë masa të mëtejshme.
“Reduktimi i furnizimit me gaz është një sulm ekonomik ndaj nesh nga (presidenti rus Vladimir) Putin”, tha ai. “Ne do të mbrohemi ndaj kësaj situate. Por vendi ynë do të duhet të shkojë në një rrugë në ngjite tashme.”
“Edhe nëse nuk mund ta ndiejmë akoma: jemi në një krizë gazi,” shtoi Habeck.
Qeveria tha se kishte informuar paraprakisht partnerët evropianë për masën./REL
Të tjera
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për të regjistruar fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Angli si refugjatë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria do të ndërmarrë n...
-
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka h...
-
Kontratat një-burimore, Miftaraj: Janë burimi kryesor i korrupsionit, por kur ska Prokurori, kontabilistat, pecat e specat bëjnë hajgare me popull
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, komentoi mbi çës...
-
Osmani e Maqedonci takojnë Bauer: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, i domosdoshëm
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa Osmani po...
-
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro. Nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, ...
-
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Osmani thotë se Kanadaja ka aprovuar kërkesën e saj për Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për “një lajm të mrekullueshëm” nga Hali...
-
Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatd...
-
Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e ...
-
Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fj...
-
Murati – Bajramit: S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar, sipas teje qenkan hajni
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nënrkyetarja e LDK-së, Hykmet...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...