Lajme

Gjermania po e shqyrton rritjen e numrit të ushtarëve në KFOR

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 07 July 2023

Gjermania mund të dërgojë trupa shtesë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë pas disa javësh dhune në zonat e banuara me shumicë serbe, tha të premten ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

“Me një kërkesë të koleges sime austriake Klaudia (Tanner), ne po shqyrtojmë nëse mund të rrisim pak angazhimin tonë brenda mandatit aktual (parlamentar) për të ndihmuar Austrinë”, u tha ai gazetarëve pas takimit me Tanner dhe homologun e tij zviceran në Bernë.

Gjermania aktualisht kontribuon në KFOR me 70 trupa.

-Advertisement-

Kujtojmë se si pasojë e trazirave të fundit në veri të vendit, ku u lënduan rreth 30 ushtarë të KFOR-it, policë, gazetarë e qytetarë nga protestuesit e dhunshëm serbë, NATO-ja ka marrë vendim për shtim me rreth 700 numrin e paqeruajtësve në Kosovë.

Nga ky vendim, deri tani në vend janë vendosur rreth 500 ushtarë të Turqisë. /Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera