Lajme

Gjermania përgjon mesazhet e koduara të WhatsApp dhe Skype

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 23 June 2017

Gjermania miratoi të enjten një ligj të shumë kritikuar për sigurinë, i cili u mundëson autoriteteve që të përgjojnë përmbajtjen e mesazheve të koduara në aplikacionet “WhatsApp” dhe “Skype”.

Përballë një vale sulmesh xhihadiste në Europë, deputetët votuan ligjin që përforcon efikasitetin e procedurave penale.

Hetuesit gjermane tashmë mund të kontrollojnë përmbajtjet e telefonave celularë dhe kompjuterëve të personave të ndryshëm si dhe mund të kenë qasje në mesazhet e koduara të aplikacioneve shumë popullore “WhatsApp” dhe “Skype”.

-Advertisement-

Deri tani mjetet e përgjimit nuk ishin lejuar nga Gjykata Kushtetuese gjermane, përveç rasteve të luftës kundër terrorizmit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera