Gjermania paralajmëron sanksione të reja kundër Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 08 February 2023
Evropa do të forcojë sanksionet kundër Moskës ndërsa afron përvjetori i parë i agresionit rus në Ukrainë, si një sinjal për presidentin rus Vladimir Putin, tha të mërkurën kancelari gjerman Olaf Scholz përpara një takimi të posaçëm të BE-së.
“Putini nuk do t’i arrijë qëllimet e tij në fushën e betejës dhe as nuk do të arrijë të diktojë kushtet për paqe”, tha zoti Scholz në Bundestag – dhomën e ulët të parlamentit gjerman. Ai tha se BE-ja do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Burime diplomatike i thanë Reuters-it muajin e kaluar se vendet e BE-së po punonin për një paketë të 10-të sanksionesh që duhet të jetë gati rreth përvjetorit të agresionit të Rusisë ndaj fqinjit të saj.
Kancleari Scholz kritikoi gjithashtu konkurrencën publike midis disa vendeve se cili mund të dërgojë më shumë armë dhe më të mira në Ukrainë, duke thënë se kjo ka dobësuar unitetin mes aleatëve.
“Ne e ruajmë dhe forcojmë këtë unitet duke përgatitur fillimisht vendimet pa i publikuar dhe vetëm më pas duke i komunikuar ato”, tha zoti Scholz duke përmendur bashkëpunimin e tij me presidentin amerikan Joe Biden mbi vendimin për të furnizuar Ukrainën me tanke moderne luftarake.
Përpos luftës në Ukrainë, udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë gjithashtu çështjen e imigrimit të parregullt dhe situatën ekonomike të bllokut në takimin e tyre të posaçëm në Bruksel të enjten dhe të premten.
Zoti Scholz tha se Evropa nuk kishte nevojë të fshihej nga Ligji i Reduktimit të Inflacionit të SHBA-së kur bëhet fjalë për sasinë e subvencioneve që qeveria amerikane do të japë për bizneset e saj, por shtoi se udhëheqësit evropianë kanë nevojë për një analizë të detajuar përpara se të mund të trajtojnë ndonjë boshllëk.
Një garë subvencionesh me Shtetet e Bashkuara do të ishte përgjigja e gabuar për BE-në, shtoi kancelari Scholz, i cili tha se Gjermania po përpiqet të thellojë marrëdhëniet e saj ekonomike me Shtetet e Bashkuara.
“Bisedimet e vazhdueshme për këtë ligj amerikan janë një pikënisje e mirë për këtë, të paktën nëse SHBA heq dorë nga rregullat që i vendosin kompanitë evropiane në disavantazh krahasuar me kompanitë nga Kanadaja dhe Meksika”, tha zoti Scholz.
Ai po i bënte jehonë kërkesave të BE-së për të njëjtin trajtim për kompanitë evropiane si partnerët tregtarë të SHBA-së, prodhimi i të cilëve është përfshirë kryesisht në skemat e subvencioneve./VOA
Të tjera
-
Bedri Hamza: Do ta rrisim përkrahjen për bujqit dhe do ta mbrojmë punën e tyre
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka ...
-
Fitore Pacolli i bën kërkesë për falje publike për 200 mijë eurot e granteve, reagon ashpër Ganimete Musliu: Shikoni deri ku arrin pafytyrësia e pushtetit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherish edhe kanidate për de...
-
Ministri Vitia: Nuk ka arsye për panik, nuk ka asnjë rast me virusin HMPV në Kosovë
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se në Kosovë nuk është paraq...
-
Policia njofton për suspendimin e tre policëve, shkak dyshimet për pjesëmarrje në akvititete politike
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar tre zyrtare policor – një kolo...
-
Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Infektologut i cili kontriboi në luftën e Kosovës dhe ndihmoi me mijëra njerëz
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Fehlinger: Kosova dhe Shqipëria po përparojnë si kombet perëndimore
Eksperti austriak Gunther Fehlinger, ka theksuar se Serbia vodhi aq shumë nga...
-
Sot, Prishtina në vendin e 49 në botë për cilësinë e ajrit
Sipas tabelës së platformës për matjen e ndotjes së ajrit “IQ Air”, në orën 1...
-
Rama jep lajmin: Shqipëria, fluturime direkte me Izraelin
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka njoftuar nisjen e fluturimeve direkte mes ...
-
Suspendimi i hetuesit Idriz Gashi, për pjesëmarrje në tubim politik, Koci: Fotoja e publikuar është falsifikuar
Avokati Arianit Koci ka njoftuar se ka marrë nën mbrojtjen e tij, rreshterin ...
-
Arrestohet një person në Istog, shtiụ me ạrmë gjatë festimit të Krishtlindjes ortodokse
Një person është arrestuar në fshatin Cerkolez të Istogut pasi që i njëjti du...
-
Sveçla: Do të vazhdojmë lụftën ndaj paralelizmit krimịnal të Serbisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të sot...
-
Policia Shqiptare: Sot ekstradohet nga Turqia Dritan Rexhepi
Policia e Shqipërisë, me anë të një njoftimi për mediat, ka bërë të ditur se ...