Gjermania paralajmëron ndalimin e hyrjes për sportistët rusë
Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 10 April 2023
Sportistë nga Rusia mund të përballen me refuzimin e hyrjes në Gjermani nëse lejohen të marrin pjesë përsëri në ngjarje sportive ndërkombëtare, tha Ministrja e Brendshme Nancy Faeser.
Faeser u tha gazetave të hënën se për atletët rusë do të zbatohen rregulloret përkatëse të vizave.
“Vendet ku zhvillohen ngjarje të mëdha sportive nuk janë të pafuqishme. Ata mund të kontrollojnë nëpërmjet lëshimit të vizave nëse rusët mund të marrin pjesë në gara”, tha Faeser.
“Ne mund të veprojmë në përputhje me rrethanat kur organizojmë gara ndërkombëtare në Gjermani. Ne do të veprojmë gjithmonë me një qëndrim të qartë për këtë”, tha ajo.
Atletët nga Rusia dhe Bjellorusia janë ndaluar të marrin pjesë në shumicën e ngjarjeve sportive ndërkombëtare që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
Komitieti Ndërkombëtar Olimpik (KNO) tani ka rekomanduar ripranimin e tyre, në kushte strikte dhe si atletë neutralë.
Përderisa organet drejtuese të sporteve të atletikës dhe të kalërimit kanë thënë se nuk do të heqin ndalimin e tyre, të tjerë si gjimnastika, mundja dhe luftërat me shpata janë gati t’i mirëpresin ata.
Kjo ka bërë që Gjermania, Polonia dhe vende të tjera të thonë se nuk do të organizojnë gara të luftërave me shpata, që parashiheshin të mbahen këtë vit.
Politikanët nga më shumë se 30 vende, kryesisht perëndimore, kishin shprehur kundërshtime të forta ndaj planeve të KNO-së, por presidenti i këtij Komiteti ka sulmuar qeveritë lidhur me këtë qëndrim, duke paralajmëruar se një ndërhyrje e tillë mund të jetë fundi i Lojërave Olimpike dhe ngjarjeve ndërkombëtare sportive.
Por Faeser tha se t’i ofrohet presidentit rus, Vladimir Putin,”një skenë propagandistike” do të tradhtonte të gjitha vlerat e sportit.
Gjithashtu ajo tha se është “krejtësisht e papranueshme që atletët ukrainas të përballen me atletë që konkurrojnë për një vend që po vret kaq shumë civilë në Ukrainë”.
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...