Sport

Gjermania mund t’ia marrë shtetësinë Zejnullahut “sherri” i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 05 January 2018

Eroll Zejnullahut i ka dalë problem me shtetin e Gjermanisë, aty ku është lindur e rritur, shkruan sot Koha Ditore.

Zejnullahu mund të humbë shtetësinë gjermane sherri i grumbullimit me përfaqësuesen e Kosovës. Mesfushori i skuadrës gjermane Sandhausen që garon në Bundesliga 2, nuk e kishte lejen e Gjermanisë për dy shtetësi kur vendosi t’i bashkohej Përfaqësueses së Kosovës për ciklin kualifikues të “Rusia 2018”. Paraprakisht ai u pajis me pasaportë të Kosovës, por me këtë nisën telashet.

Gjermania vetëm në raste specifike lejon dy shtetësi, leje të cilën Zejnullahu nuk e kishte marrë kur vendosi të nisë procedurat e regjistrimit si lojtar i Kosovës në FIFA.

-Advertisement-

Ai ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në katër ndeshjet e para kualifikuese, por në asnjërën nuk u paraqit. Zejnullahu ka konfirmuar problemet që i janë shfaqur me shtetin e Gjermanisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera