Gjermania merr komandën e forcave të gatishmërisë së lartë të NATO-s
Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 30 December 2022
Më 1 janar 2023, Gjermania do të marrë përsipër komandën e forcave ushtarake të NATO-s, të cilat janë në nivel të lartë të gatishmërisë emergjente.
Task Forca e Përbashkët me Gatishmëri Shumë të Lartë (VJTF) e cila është pjesë e Forcave të Reagimit të NATO-s që u aktivizua për herë të parë në historinë e Aleancës pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, përbëhet nga rreth 11 500 ushtarë.
Komandën e forcës në vitin 2021 e kishte Turqia, në vitin 2022 Franca ndërsa gjatë vitit 2023 do ta ketë Gjermania.
Për forcën e cila mbahet në gatishmëri për të ndërhyrë ndaj situatave emergjente brenda disa ditëve, përveç Gjermanisë, kontribut do të ofrojnë edhe Belgjika, Çekia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia dhe Sllovenia. Gjermania do të kryejë për herë të parë komandën e Forcave Speciale brenda VJTF.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu tha se “teksa lufta e paligjshme e Rusisë në Ukrainë vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë në Evropë, nuk duhet të ketë dyshim nga vendosmëria e NATO-s për të ruajtur dhe mbrojtur çdo centimetër katror të territoreve aleate. VJTF është elementi i parë reagues i NATO-s dhe pjesë kyçe e mbrojtjes tonë kolektive. Udhëheqja e Gjermanisë është tregues i fortë i angazhimit dhe mundësive të saj”.
Disa elementë të forcës së gatishmërisë së nivelit të lartë të NATO-s menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë në shkurt 2022 u vendosën në Rumani.
VJTF u themelua në vitin 2014 pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia dhe pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme.
Të tjera
-
Dëshmitari Klaus Jensch: Kemi kapur persona që kishin veshur uniforma me flamuj gjerman dhe që plaçkitnin
Oficeri i ushtrisë Federale të Gjermanisë, Dietrich Klaus Jensch tha se gjatë...
-
Murati pas reagimit të DASh-it për aksionin në veri: Institucionet vepruan në bazë të ligjit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se mbyl...
-
Eskalon protesta në Tiranë, hidhet molotov në drejtim të policisë
Molotov, vezë dhe hallakamë, janë pamjet që shoqëruan kryeqytetin e Shqipëris...
-
Oficeri i ushtrisë gjermane fillon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...
-
Dogana konfiskon 4 mijë copë “Ariel”, ishin të falsifikuara
Dogana e Kosovës ka konfiskuar sot preparate për larje “Ariel” pasi i njëjti ...
-
Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj gjashtë zyrtarëve të Junikut
Për shkak të mungesës së anëtares së trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova dhe...
-
Pasagjeri v*des pas turbulencave të forta gjatë fluturimit në avion, lëndohen disa të tjerë
Një pasagjer ka humbur jetën dhe disa të tjerë u lënduan sot, sipasojë e turb...
-
BE miraton ligjin e ri për ‘Intelegjencën Artificiale’
Të martën, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi legjislacionin e ri për ‘Int...
-
Shuarja e NKEC-it, Avdullah Hoti i reagon Albin Kurtit: Ju keni përgjegjësi për mijëra euro të shpenzuara kot
Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar pasi në mbledhjen e sotme të qever...
-
Ther*t me thïkë një person në Gjakovë
Të hënën në Gjakovë një person është therur me thikë. “Një mashkull kosova...
-
Dyshohet se abuzoi se *sualisht në vazhdimësi me vajzën e tij 15-vjeçare, arrestohet 48-vjeçari
Një 48-vjeçar në Kavajë është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë kryer marr...
-
Qeveria ndan 300 mijë euro për komunitete, Murati akuzon BE-në për ngecje të projektit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar Bashkimin Evropian se për sh...