Ekonomi

Gjermania investon 8 milionë euro për ujërat e zeza në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 13 June 2018

Kosova jugperëndimore shumë shpejtë do të zgjidh problemin e ujërave të zeza.

Kjo pasi të mërkurën ministri i Financave Bedri Hamza në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe nga udhëheqësi i zyrës së KfW René Eschemann në emër të Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, kanë nënshkruar marrëveshje “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore – FAZA V”., shkruan GazetaFokus.

Të pranishëm gjatë kësaj ceremoni ishin edhe Kryeshefët e Kompanive Regjionale të Ujësjellësve të Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës ndërsa vlera e granitit të investuar është 8 milionë euro.

-Advertisement-

Hamza u shpreh i lumtur për këtë marrëveshje ndërsa tha se kontributet e Gjermanisë janë shumë kualitative dhe ndikojnë në përmirësimin e jetës së kosovarëve.

“Jam i lumtur për nënshkrimin e kësaj marrëveshje me institucionet e qeverisë gjermane. Marrëveshje e cila e ngrit shumën e marrëveshjeve që janë në formë të granteve në nivel 86 milionë. Nga këto, 50% janë grante, donacione të institucioneve të Gjermanisë. Për këtë falënderoj popullin gjerman. Përveç si shumë, kontributet e Gjermanisë janë shumë kualitative dhe ndikojnë direkt ne përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka thënë Hamza.

E ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt ka kërkuar nga partnerët kosovarë që të zbatojnë këto fonde me kujdes.

“Sot kemi nënshkruar programin numër 5 që përfshinë 8 milionë euro. Në po përpiqemi t’i përmirësojmë kushtet e jetesës në vend. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë. Të gjitha fondet e dhëna për ujërat e zeza janë në formë të granteve. Partnerët që i kemi sot këtu do ta bëjnë zbatimin e këtyre fondeve më kujdesin më të madh”, ka thënë Heldt./GazetaFokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy