Lajme

Gjermania i flet në vesh Amerikës, Beyer: Për dy dekada kemi parandaluar konfliktet në Ballkanin Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 28 August 2022

Falë bashkëpunimit mes BE-së dhe SHBA-së, dje u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet në pikëkalimet kufitare.

Kjo është komentuar nga politikani gjerman, Peter Beyer, i cili tha se prej më shumë se dy dekadash janë përpjekur të parandalojnë se tensione të reja dhe konflikte të armatosura në Ballkanin Perëndimor.

“Për më shumë se dy dekada ne jemi përpjekur të parandalojmë tensione të reja, konflikte të brendshme apo edhe konflikte të armatosura në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Beyer deklaroi se Ballkani Perëndimor luan rol qendror në interesat e tyre të sigurisë.

“Ballkani Perëndimor luan një rol qendror në riorganizimin e interesave tona të sigurisë. Pasoja për politikën e zgjerimit të BE-së duhet të jetë: Larg zgjerimit të thjeshtë të konvergjencës drejt integrimit gjeopolitik”, ka shkruar ai

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë u arrit 4 ditë para se të nisë zbatimi i reciprocitetit për dokumentet hyrje – dalje, ndërsa herën e fundit që nisi një gjë e tillë, në veri u vendosën barrikada.

Për të evituar një tensionim të tillë, SHBA dhe BE u angazhuan maksimalisht që të arrihet një marrëveshje dhe siç duket ia dolën.

Mirëpo, për targat ende nuk ka marrëveshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera